Mos ma prek shqipën n’flamur !
Mos mà gjuaj lirinë me gur !
Mos më prek, gjuhë e kulturë !
S’na është tharë, gjaku nder dejè !
Kurrë Atdhè, s’ndahëm prej teje!
Mos ma prek- identitetin !
Se ndryshe, do bëjmë “termetin”!
S’i sheh shqipet që po çajnë qiellin ?!
Askujt n’botë, s’i zumë diellin
Të kam shkruar, bëmat e lirisë
Tokë e shënjtë e Ilirisë
Mos guxo, t’ma prekish gjuhën !
Do ta ruaj, t’shqiptarit kulturën
Si i dini ju, shqiptarët ?!
Na ngatërroni me barbarët !
Kemi Diellin, Hënën e Tokën tonë
Është e jona, përgjithmonë *
Kemi shqipën, simbol të lirisë
N’zëmra gdhëndur, të shqiptarisë
Autokton jemi , në tokat tona
Sikur jetën, lirinë dona *
Kujtë lirinë, s’ja kemi prekur
Për këto ditë, mijëra të vdekur !!
Jànë të vdekur e, rënë theror !
Të përjetshëm, rënë deshmorë!
Ke qënë dje, je dhe sot
Të betuar, jemi n’Zot !
Gjaku i t’rënëve, betim për nè !
Për liri, japim jetën, si me lè !!
Nuk ka lojë, me shqiptarinë !
Gjakun lumë, për lirinë !
Shekull, pas shekulli
Kemi – LAVDINË *
Me, 14 gusht, 2024.
Novara Itali.
Burimi/Facebook


Leave a Reply