Nuk mund dhe nuk ka se si të jetë e vërtetë ta përkulnim kohën siç propozon shkenca, për të pikëtakuar çdoditshmërinë tonë të zakontë me përditshmërinë tuja të ndryshtë nga e jona. Ne jetojmë me nostalgjitë dhe na dhëmbin plagët e së shkuarës, ju jetoni me të papriturën dhe nuk i frikësoheni asgjëje, as atyre që për ne ishin dhe mbeten shqetësime dhe për ju motivime dhe sfida për të shtytur tej skajet e së mundshmes. Ne mbetëm NE, ju jeni JU, edhe pse ne kërkojmë kokëfortësish veten te ju.
E megjithatë nëse na lejohet, ne duhet të tregojmë se nga erdhëm, si për të tentuar t’u tregojmë juve se ku do të shkoni.
Si i mbijetoi brezi ynë ushqimeve me laktozë?
Si mund të rritemi pa produkte të homogjenizuara, pa suplemente apo multivitamina?
Si jetuam pa Coca-Cola Zero, Red Bull, aperitivë, duke pritur të dielën për të pirë ujë të gazuar në restorantin në qendër të qytetit?
Si i mbijetuam dimrit me një sanduiç në çantën tonë të shpinës, për t’u çlodhur dhe, për më tepër, pa snack, Nutella dhe pa imunostimuluesit e sotëm?
Si u kënaqëm me fruta e perime dhe ujë me limon?
Si i kaluam netët e verës me një fetë shalqi në rrugë, pa ndonjë festë të veçantë apo orë të lumtura, vetëm për kënaqësinë e atij shalqiri të shijshëm?
Si i duruam dënimet e rënda të profesorëve të asaj kohe?
Si arritëm të joshim shoqen tonë të klasës pa paragjykime, modele apo standarde bukurie?
Si ia dolëm pa një trajner personal, duke luajtur vetëm futboll në balte, ndërsa shoku ynë më i varfër ishte gjyqtar?
Si luajtëm dhe u zbavitëm me gjëra të thjeshta dhe i gëzoheshim fitoreve të vogla dhe urraaaa-ve të mëdha?
Si ia dolëm të mbijetuam duke u kruar gjunjët dhe dezinfektuar vetëm me pështymë, pa antibiotikë, antiseptikë apo ilaçe?
Si mund të takoheshim me vajzën nëse celularët nuk do të ekzistonin dhe mesazhet e vetme ishin shënimet në ditar?
Si i mbijetuam atyre puthjeve të rrezikshme dhe ndonjëherë të vjedhura?
Si pranoi të dilte me ne? Po sikur të shkonim ta kërkonim në këmbë duke e ditur se donim t’i jepnim krahë?
Si shkruanim poezi dhe kompozonim këngë pa përdorur kompjuter?
Si arritëm të prisnim një kohë të pafundme për të pasur puthjen tonë të parë?
Si patëm durimin t’i shkruanim letra në distancë njëri-tjetrit dhe të prisnim javë për lajme, kur tani një përgjigje e vonuar na bën nervoz?
Si prisnim me orë të tëra poshtë dritares së shtëpisë për të marrë një shikim të vetëm, pa u ankuar për të ftohtin dhe shiun?
Dhe unë, që i bëj shpesh vetes pyetje, pyes veten: a mund t’i bëjmë të gjitha këto përsëri tani? Apo edhe ne jemi zhytur nga furia e kohës?
Megjithatë, brezi ynë që nuk gdhihej dinte të ëndërronte. Sepse ushqimi më i shëndetshëm që na ushqente ishte shpresa…
“#Miq të #shkencës”
Përgatiti: Albert Vataj




Burimi/Facebook


Leave a Reply