Njerëzit dhe popujt harrojnë; Zoti është në fron dhe Ai ka fjalën e fundit.
Historia na kujton që njeriu që Zoti ka zgjedhur për një qëllim të lartë do të përballet me beteja, vuajtje dhe shtegu i rrugëtimit drejt përmbushjes së misionit do të kalojë nga ‘lugina e hijes së vdekjes’ por Zoti është me të.
Davidi e tha mirë këtë të vërtetë kur shkroi Psalmin 23
“Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë. Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin. Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij. Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër. Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.
Sigurisht miresia dhe meshira do Te me ndjekin Te gjitha ditet e jetes sime dhe une do Te banoj ne shtepine e Zotit pergjithmone.
Ps. Ky është posteri i fitores!
Akil Pano
Burimi/Facebook


Leave a Reply