
Njujorkezi 13-vjeçar Arvind Mahankali u kurorëzua fitues i këtij konkursi, që u zhvillua në periferi të Uashingtonit
Një njujorkez 13-vjeçar u kurorëzua si fituesi i Konkursit Kombëtar të Drejtshkrimit, Scripps National Spelling, që u zhvillua në periferi të Uashingtonit.
Në garat e dy viteve më parë, Arvind Mahankali kishte dalë i treti.
Në konkursin e këtij viti merrnin pjesë 281 vetë. Gara ishte tepër e vështirë dhe përfshinte një numër fjalësh me origjinë të huaj, por 13 vjeçari njujorkez arriti të dalë i pari, i pasuar nga 13-vjeçari Pranav Sivakumar nga shteti i Illinoit, Sriram Hathwar nga New Yorku dhe Amr Born nga Masshachusetsi.
Arvind Mahankali mori me këtë rast kupën gjigande të këtij konkursi, si dhe një çek prej 30 mijë dollarësh.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply