Ditë e bukur, fillim qershori. Zilja e telefonit cingëroi. Numri në aparatin tim tregon shifra të shumëta, gjë që më bënë të mendoj për momentin, kush është? Nga po telefonon dhe ç’farë do nga unë ky përson me këtë telefonatë të pa pritur? Kuptohet as numri në ekranin e vogël të celulari nuk më është i njohur. Pasi e lashë që të presë pak e shtypa butonin e gjelbërt dhe iu përgjigja me një alo të zakonshme dhe me shtesën urdhëroni. Jam Iliri nga Njujorku. Kam qenë nxënës i juaj në fillore. Nuk e di a më mbani mend, por unë dhe moshatarët e mi ende i ruajm kujtimet nga klasat e fillorës ku ju ligjëronit mësimet. Pasi mendova pak, po i thash, më kujtoheni, bile i mbajë mend pothuaj të gjithë nxënësit e gjeneratës tuaj nga se njëriu po i mbajka mend nxënësit kur ka filluar punën për herë të parë në shkollë. Mbase nuk e kam gabim, por ju jeni Iliri nga Ftjani, djali i Ramos. Kam kujtime të bukura nga ajo kohë. Më kujtohet se atëbotë ju dhe shokët tu nga ajo anë deri në shkollë keni udhëtuar në këbë duke rrugëtuar me kilometra. I takoni një gjnetare të artë që kam pasur fati e mirë t’i jap mësim. Ti, Agroni, Bashkimi, Toni, Ana, Nora, Dila, Valmiri, Marku, Zefi, Asllani Preçi, Jusufi, Afërdita, Syzana…. e shumë të tjerë. Nuk e paske harruar asnjërin tha Iliri. Jo ka mundësi që ndonjëri në këto momente ma ka dalë nga mendje se koha dhe mosha e bëjnë të vetën i thashë. Pasi më pyeti për shendetin, familjën, mu drejtua me kërkesën për të cilën edhe më kishte telefonuar. Ne, tha ai jemi një grup mergimtaresh këtu në Njujork. Kemi grumbulluar disa mjete për të bërë një këngë për Krajën. Kemi nostalgji për vendlindje. Kur dëgjojmë ndonjë këngë për te çmallemi dhe na kthen atje shpirtërisht. Për këtë na duhet edhe ndihma juaj nga se jeni atje në Vendlindje, i keni qendruar besnik asaj, e njihëni Krajën më mirë se askush tjetër, keni shkruar shumë artikuj për te. Bile keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e qenies kombëtare në ato troje në fushën e arsimit, kulturës, trashigimisë kulturore etj. Në rregull i thash , por unë nuk di të këndoj. Di të luaj në mandolinë se e kam pasë lëndë të posaçme në shkollë por zërin nuk e kam për këngë. Bëra buzën në gaz dhe qesha me vete.
Edhe Iliri ia dha të qeshurit. Ne, tha ai e kemi gjetur këngëtarin. Ylli i thonë dhe është nga Kosova, shumë i pëlqyer nga ne dhe jo vetëm. Ai ka bërë dhe ka zgjedhur kolonën zanore, teksin e këngës e kemi përzgjedhur ne, është tekst i njohur popullor tashmë. Këmi angazhuar ekipin për inçizim me aparaturat më bashkohore, pra i kemi bërë të gjitha përgatitjet që kënga të marrë udhë. Na duhet vetëm ndihma juaj që të shoqëroni nëpër Krajë ekipin dhe t’ua trgoni vendet më pikante ku duhet të bëhet inçizimi. Së shpejti do t’ua dërgojmë edhe inçizimin fillestar që ta shikoni e dëgjoni edhe ju dhe të jepni mendimin tuaj rreth teksit dhe këngës. Jam i sigurtë, shtoi Iliri se teksitin që kemi përzgjedhur për këngë për Ju nuk është i panjohur . Ai është “Krajl Nikolla me sy n’Shkodër”. A po a? E kam të njohur këtë tekst i thash. Bile kam njohuri të mjaftueshme për këtë këngë. Di dhe nga kanë qenë përsonazhet që përmenden në te, trimëritë e tyre dhe veprimet në kohë dhe në hapsirë. Nuk ka asnjë problem i thash. Respekt për ju që konsideroni që edhe unë të jem pjesë e këtij projekti. E felenderova Ilirin për respektin, ula telefonin dhe në bibliotekën time kërkova monografinë “Kraja” të autorit Hajrudin Muja. Gjeta teksin e këngës në fjalë. I hodha një sy dhe bëra skenarin tim lidhur me vendet që duhet t’i evidentoj në mënyrë që filmimet të bëhën në ata lokalite dhe të jenë në përshtatëshmëri me këngën që do të regjistrohet.
Pas disa ditësh me ekipin për filmim dolëm në teren të gjithë. Unë si njëfar “biçim” regjisori u sugjeroja kameramanëve çka të filmojnë, cilat pjesë janë më të rëndësishme e kështu me radhë. Edhe Ylli me zërin i tij të kristalt bënte punën e vet. Ylli tekstin e këngës e përshtati me kolonën zanore të saj , pikërisht gjatë regjistrimit të pamjeve duke filluar nga Shegvasha, Arbneshi, Ostrosi pastaj Boboshti, Kështenja , Ftjani, Ljarje ,Muriqi e kështu me radhë. Droni si në pëllëmbë të dorës na i afron pamjet nga përtej liqenit, nga atje larg, nga Vranina e Oso Kukës.
Arritja në Qafë të Ljarës në mesditë është një befasi e këndëshme. Bukuritë e zonës më pamjen mahnitëse të Krajës dhe jo vetëm të saj por edhe të Shkodrës,deri në Culal, Maranaj e për rreth joshin kameramanin dhe Yllin të cilët për herë të parë kishin shkelur në këtë zonë. Këtu mbushesh me frymë dhe kënaqësia e shpirtit të shtohet kur para teje shtrihet një bukuri e rrallë, perlë që natyra ia ka dhuruar këtij nënqielli. Moti i mirë me diell i shkon për shtati filmimeve. Ylli veshur me veshje kombëtare, xhamadan me vija, çakçir e këmishë të bardhë ka dalë në një breg, ullur në një shkëmbë me qiftelinë në dorë dhe këndon një strofë të këngës. Pas tij si në përrallë lëshon shtat panarama e Krajës deri në Shkodër.
“Krajl Nikolla me sy n’Shkodër/ ndal ku je oj Kraja Vogël/ktu na kë Nikollë t’vraftë buka/nuk isht shue Oso Kuka/në Lësendër në Vraninë/lufton Kraja me Cetinë/gjimon qielli dridhet toka/oj serdari Kasem Gjoka/ tym e flakë u ndez Muriqi/aty u vra pop Vujoviqi.
Më të dëgjuar këto vargje një përson i pa njohur për mua që në afërsi të vendit ku po bënim regjistrimet filmike dhe tonike më afrohet dhe më drejtohet me fjalët “Ljarja nuk është Krajë”. Disi mbeta i hutuar nga ky konstatim i tij. Të lutëm a mund të prezentoheni kush jeni, dhe pse e bëni këtë pyetje pikërisht në këto momente derisa po këndohët. Unë tha jam nga Ljarja, mbaj këtu këtu një “biznis” të vogla gjatë veres, e shfytëzoj për turizëm rural. Emrin e kam Dragan dhe jetoj në Tivar. Atje kam edhe një “radionicë” për punimin e aluminit, bëj dyer e dritare për shtëpia. Qenkëni inxhinjer? ia ktheva. Jo më tha, kam krye shollën për “konobar”. Pasi qënkeni nga Ljarja mua po më bën përshtypje emri juaj Dragan. Nuk kam dëgjuar që lijarsit të kenë emra si ky i yti në këto anë. Kam të njohur shumë liaras me emra Kolë, Lekë, Gjergj, Zef, Drana, Gjyste, Lulë etj. Nga ana tjeter ju flisni edhe shqip për mrekulli. Po tha shqipen e flas se ma ka mësuar nëna, prindërit e mi nuk kanë folë malazezçe, sidomos nëna derisa këmi dalë të jetojmë në Tivar.Unë atje kam lindur. Pra ju jeni shqiptar me emer malazeziasi? ia prita. Jo tha nuk jam shqiptar, jam malazez, jetojmë në Mal të Zi e malazezët jetojnë në Mal të ZI. Edhe unë jetoj në Mal të Zi por nuk jam malazias ia ktheva. Unë jam shqiptar, por që jetoj në token time nën Malin e Zi, shtova. Të njoh më tha. Po ku më ke parë? ia ktheva. Në Televizor del shumë herë. Po a? dhe vazhdova. A të pengon kënga shqipe që po këndon këngëtari, apo veshja e tij?(Kisha përshtypje se i pengonte shumë veshja e këngëtarit Ylli). Heshti, nuk foli fare për momentin. Pa hezituar ia ndërpreva heshtjën e momentit. Po të njoftoj se unë jam nip i këtyre anëve dhe nëna ime ka dalë nga dera e një shtëpie shqiptare nga Muriqi, këtë ia thash për t’ia berë me dije më mirë se kush jam. Zotëri, i thashë, nga këto troje kanë prejardhje shumë përsonalitete të artit, shkencës, arsimit, kulturës, sportit. Nëse nuk i di ja po t’i tregoj që kurrë mos t’i heqësh nga mendje dhe t’i kujtosh me respekt se na bëjnë nderë mua dhe ty si dhe të gjithëve që jetojmë në këtë truall të lashtë iliro-arbëror: Josip Rela, arbresh i Zarës me dramat e tija “Nita”, “Dila”, “Sot e tetë ditë” si dhe me shumë krijime tjera letrare në prozë e poe zi, përndryshe mësues edhe në trevat shqiptare në Mal të Zi në Vuthaj, Triesh, Priftën, Arzë (Malësi e Madhe) , pastaj ilirologu me famë botërore Aleksandër Stipçeviq, muzikologu Shime Deshpali, basketbollisti Josip Gjergja e shumë e shumë të tjerë. Të gjithë këta arbresh me rrrënjë nga kjo tokë. Këta asnjëherë nuk e kanë mohuar prejardhjen e tyre arbëreshe, bile me krenari e kanë deklaruar haptas këtë. Edhe libri i parë shqip “Meshari” i Gjon Buzukut besohet se është shkraur diku në këtë truall. Mështarë të shumtë nga ky vend kanë dhënë kontributin e vet gjithandej ka frymojnë shqiptarët. Mbase keni dëgjuar për Pjetër Prkoliqin, kryeipeshkv i Tivarit për shumë kohë, Vinçenc Malaj , meshtar ,studjues e poet lindur në Ljare më 1928 e nëse nuk e kam gabim ka vdekur në Tuz ku edhe u avrros në vitin 2000. Ka qenë prift françeskan që na la një përmbledhje me poezi “Papërdhokë e gurë faqokë”. Edhe këtë djalë i mirë dua që ta dijsh se është në interesin tonë, timin dhe tëndin se nga Ljarja, që ti më parë më the së nuk është Krajë janë edhe aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarje, dermatoligu në zë Simë Gjon Dobreci e shumë të tjerë. Dragani heshti dhe për një moment u step nga të gjitha këta që dëgjoi. Kam përshtypje se për një pjesë të mirë të ketyre përsonaliteteve të shquara kishte dëgjuar. Kjo më bëri që të vazhdoj të recitoj disa vargje të këngës që sot kishte marrë udhën për të mos vdekur më kurrë. Rrugën që populli dhe bijt e saj të këtyre trojeve luftuan për të ruajtur qenien e tyre kombëtare.
“Për Shqipni e troje tona/ra theror ky Lekë Përkola/sikur ai dhe Patër Zefi/kjo shqiponjë me shpirt profeti/.
Një dilemë verejta tek ai se kur dëgjoi fjalën Shqipëri disi nuk u ndie mirë, por më vonë kur vargjet tjera rimuan dhe po përcillëshin me tingujt e qiftelisë të këngëtarit Ylli, ulur mbi gur e veshur me jelek sikur shqiponja mbi shkëmb që sfidon teneqën në majë të Rumis që na qendronte mbi kokë si korbi, dy telat e qiftelisë dhe zëri i kristalt i Yllit ia ligën orën pelerinës së zezë në majë të bjeshkës . Për të parën herë Dragani më pyeti: Kush ka qenë ky Pjetër Zefi. Nuk është Pjetër Zefi i thash. Është Patër Zef Tagaj famulltar i Traboinit , përndryshë Leonard Tagaj lindur më 1910 në Ljare, u vra nga strukturat UDB-së Jugosllave më 1945. Ka një histori të veçantë ky famulltar patriot, ia sqarova fill e për pe siç thot populli. Dragani nuk e kishte idenë se sa shumë njohuri kisha për përsonalitete të shquara të treves nga ku edhe ai i kishte rrënjët. U shkeput nga unë dhe iku atje ku bëhëshin filmimet, te kamaramani dhe rapsodi. U “zbut” shumë Dragani . Reagimi i tij nga fillimi i bisedës u zbeh, biseda muar kahje krejtësisht tjetër . Tashti i harroi ato ç’farë kishte thenë më parë dhe bisedës i dha kahjen e duhur. Biseda me rapsodin dhe teknikët ishin shumë të ngrohta dhe miqësore. Ky shoqeruesi juaj ka qenë gazetare u tha ai dhe nisi të më lavdëroj para tyre, sikur ata të ishin fare të painformuar për biografinë time. Filloi të më ngrisi lartë në pediestal. Nuk jam gazetar ndërhyra. Kam qënë mësues dhe kam punuar shumë vjet. Gazetaria dhe publicistika ime është e verfër në krahasim me profesionin që kam ushtruar, nga i cili edhe kam sot pensionin, por njerëzit më shumë me njohin si gazetar. Televizoni e bën punën e vet, i thash. Po tha, unë nga televizioni të njoh. I shikojmë të gjithë emisionet në shqip në Televizionin e Malit të Zi me nënën time. Ajo ka shumë dëshirë të shikoj emisionin shqip “Mozaiku” në televizion. Sa mirë thash me vetë. Ndjeva njëfarë kënaqësie momentale me bindje se mbase bëmë një kthesë të vogël në botkuptimin e njërëzëve që historinë tonë e lexojnë gabim, ndryshe nga realiteti . U ndam nga Qafa e Ljarës dhe rrugëtimin me dronë e kamerë e vazhduam tutje për Muriq, Pinç e Gjuraç. Kënga , vargjet e saj rrugëtonin udhëve të historisë ashtu siç udhëton najniku i këtyre trojeve që dhuron freski bjeshke. Pamjet në ekranin e vogël të kamërës na vijnë nga Lesendara, në Vraninën e Oso Kukës,me gjëmimin e qiellit e dridhjen e tokës së Kasem Gjokës, me deshmorin Ali Brahja e zërin nga Shingllija të Dush Tukemanit. Atje nga bregliqeni ushton “arnautka” e Adem Boboshtit e nga Stmbolli nami i Myrta Ftjanit. Vargjet e këngës vazhdojnë, dy telat e istrumentin dridhën, syri i kamerës fikson pamje nga balli i mejdanit nga Stambolli na del Tahir Pasha zog kranjani e nga Vlora arrin trimi Cuf Selimi. Vargjet gërshetuar me tingujt e kolonës zanore mbyllin rrugëtimin tonë me Lekë Përkolën e Patër Zefin me shpirt profeti e me gjakun që lau vatanin të trimit Hasan Dani.
Kënga muar dhenë. Ylli me ekipin e tij, pse jo edhe unë me te në virgjlje të mbylljes së një dite të ngarkuar, por të bukur me diell qershori ,lodhjen nuk e hetuam. Kënga u bë, ajo morri udhë. Pas një kohe të shkurtër ajo u përhap gjithandej kah frymojnë shqiptarët. U këndua, u bë siç thonë “hit”. Edhe nëpër gazmende familjare, dasma, fejesa festa, solemnitete… Në rrjetet shoqërore muar klikime të panumërta. Edhe ata që në momente te caktuara menduan ndryshe nga realiteti kanë filluar ta pelqejnë. Siç shihet çdo gje po shkon në rrjedhën e vet. Duket qartë në horizont se edhe për ata që Krajën e deshën të ndarë me ngrohtësi e perqafuan rrugëtimin e këngës.
Burimi/Facebook/Ali Gjeçbritaj


Leave a Reply