Udhës për në Damask,
Sauli mbi një kalë
Në mesditë po ecte me disa udhëtarë,
Një rreze prej qielli fuqishëm
e ka shndrit,
Pali ra përdhe e iu verbuan sytë.
.
Por një zâ hyjnor nga qielli e dëgjoi,
Saul, Saul (Pal) përse më salvon?
Ai pyeti “kush je, ti Zotëri, që flet me mua?”
Unë jam Jezusi, që ti – je tu më salvua.
.
O Jezus, po çka mund të bëj unë?
Më mirë çohu e shko në qytet,
E çka duhet, do tregohet deri në fund!
Në Damask Saulin për dore e çuan,
Në meditim me shpirt aty vuan,
Tre ditë e net pa hangër e pa pi.
Vetëm lutje e pendesë në përvujtni
.
Edhe nxënsit të Jezusit, Anania
Zoti i foli në vegim.
O Anani!
“Urdhëro o Zot”- u përgjigj ai
Shko të shtëpia e Judës, aty është Sauli
E zgjodha për Apostull të “Beslidhjes e Re”
Shtylla e Kishës udhërrëfyese mbi dhe.
.
Vëlla Saul – tha Anania;
Jezusi ty, t’u dëftua
Në vegim për këtu më drejtoi edhe mua,
Pra pagëzohu, rrëfehu, ushqehu me kungim,
Merre Shpirtin Shenjt tani e për amshim.
.
Si luspa peshku Palit i ranë prej syve,
Të pamit iu kthjellua si vezullim i yjeve
Doli prej tempullit tue thirrë e galdua
Jezusi Zot, foli me mua.
.
Po ua dëshmoj:
Fjalët,
Vegimin,
Dhe ndriçimin,
Verbimin që pata, e ripamjen
E pagëzimin.
Aty e nisi shtegtimin e tij pastoral
Prej në Damask, Apostulli Pal.
.
U kthye ne Izrael, kaloi në Azi,
Nëpër Europë predikoi gjithkund me hirësi
Antioki, Qipro, Korint e Athinë
Amfipol, Filipe dhe në Iliri.
.
Nga Via-Egnatia mbërrini në Durrës,
Kaloi Adriatikun për në Romë e Sirakuzë.
Për trojet e Arbërisë fatlum i madh
Përhapi Krishterimin në atë popull pagan.
.
Mbi një miliard njerëz, këtë shenjt e nderon,
Në emër të tij tempuj e kisha shuguron.
Aq e madhërishme u ndërtua mes Tiranës
Kisha e Shën Palit, metropolitane.
.
Por edhe gjithë komuniteti shqiptaro-amerikan
Që jetojnë e punojnë në bashkësi në Michigan
Me në krye Don Anton Kqirën, i shenjt Dishepull
Punuan e dhuruen pare, me ndërtu at’ Tempull.
.
Madje Kisha ma e madhe shqiptare katolike në botë
U shugurua në Rochester Hills, prej te madhit Zot.
.
Në mbar globin nderohet ky shenjt i bardhë.
Që Jesusi hebraisht e thirri Saul,
Shkrimet e tij të shenjta janë
themel në Ungjill e Altar,
“Vllazën e motra në Krishtin”
na thirrët vetë Shenjti SHPAL…
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poetik”Meditime shqiptare ne Amerike”
Tetor, 2008
Shënim:
Materiali dhe emërtimet janë sipas Biblës së Shenjtë
Burimi/Facebook


Leave a Reply