E pra pa u zgjatur, ku ka si gjuha e nanës ku ka si gjuha jote e vendit ku ke le, a ka si gjaku yt, pavarësisht besimit fetar ku beson e ndjehesh mirë, tek e fundit je Shqiptar – Fol shqip o njeri mos bjer në mëkat duke injoruar gjuhën e nanës prehërit gjirit, t’amlit të saj!
Tek më e bukura gjuha më e lashtë shqipo_dardane në fjalorin e saj kemi:
Prehje:
Vendi ku rritet, zhvillohet ose ndodhet diçka; vendi ku dikush gjen prehje e ngrohtësi; strehë; vatër; gji.
Prehri i ngrohtë i nënës. Në prehër të familjes. Në prehrin e shoqërisë e kolektivit. Në prehrin e lëndinave. Në prehrin e natyrës – Zotit vet.
U PREHËT NE PAQE …
PRA, Shqip ngushëllohet:
Pushoftë ose u prehët në paqe; në parajsë dhe kurrsesi në asnjë llojë forme (mbetet e pa justifikuar) nuk duhet përdorur fjala “Xhenet” – Jo nuk është e jona, madje vet zoti i madhërishëm nuk do e pranonte të shprehësh ngushëllime në gjuhën e tjetrit në gjuhë të huaj!
Shprehu respekto gjuhën tate dhe do merrni bekimet më të mirat të të madhit Zot.
Fotoja që shohim kemi të bëjmë me një Pllakadë varri e gjetur në Vushtrri – Dardani shkruar pastër SHQIP!
*********************************
Në Vushtrrinë e kështjellës së vjetër dhe kullës së vetme (ose Donzhonit) madhështor të mbetur nga perimetri i moçëm i kësaj ngrehine mesjetare mbresëlënëse, me mure të larta dhe mbishtresime rreth 11 shekullore, është gjendur pak kohë më parë, me mbikëqyrjen e arkeologut vendas, Burim Rexhepi, një objekt me vlera të paçmueshme historike, fetare e kombëtare për Kosovën dhe shqiptarët, pikërisht një kryq mbivarror, ku është gdhendur në shqip pastërtisht fraza “KTU PUSHON”, kushtuar sigurisht një shqiptari (të panjohur) të krishterë.
Gjykuar nga forma dhe gdhendja e këtij kryqi, ku gjithashtu gjenden edhe tre kryqe të vegjël mbi këtë mbishkrim, por edhe në pjesën e pasme, ndoshta në shenjë të Trinisë së Shenjtë.
Kryqi që patjetër i përket periudhës pas vitit 1908, domethënë mbas Kongresit të Manastirit kur vendoset për shkronjat shqipe që janë përdorur për të shkruar mbi të, dëshmon se në këtë qytet mund të ketë pasur gjer në fillesat e shekullit XX akoma shqiptarë ortodoksë (të vetëdijshëm për kombësinë e tyre, aq sa të shkruhej në varret e tyre në shqip, pra të paasimiluar ende në serbë), por edhe se i ndjeri duhet të ketë qenë dikush në zë dhe fort i kamur (gjykuar nga cilësia e përpunimit dhe skalitjes së këtij kryqi).
Zbulime të tilla kaq të vyera, janë jetike për të hedhur dritë mbi të shkuarën shqiptare në Kosovë, dhe me hulumtime të mëtejshme, sigurisht që më shumë do të mësojmë në këtë pikëpamje.
Mirenjohje ndaj historianit Jeton Sallahu për ndihmesën dhe punën e tij të palodhur për hir të historisë e trashëgimisë kulturore e arkeologjike shqiptare në qytetin e tij, Vushtrri.
https://www.zemrashqiptare.net/…/elvi-sidheri-ne…
Burimi/Facebook


Leave a Reply