Dhe femrat shqiptare nuk mbesin prapa. Ba me kujtue të kaluaren as mund të imagjinohet që femrat ta ndjekin këtë lojë që ka përfshirë gjithë boten por as diskutohej që edhe ato të luanin futboll, që ato të ishin trajnere, gjygjtare por edhe në shumë televizione drejtuese të emisioneve sportive . Në Shkodër gjatë kohës së diktaturës gratë dhe vajzat shkodrane (natyrisht jo në shumicë e kanë ndjekur futbollin, disa prej tyre kanë shkuar në stadium, bile kanë qenë tifoze të zjarrta. Kryesisht ishin gra të futbollistave që luanin futboll apo motra, farefis apo shoqe të tyre. Unë dua të kujtoj njeren Sadije Tepelinë, bashkëshorten e Ali Tepelisë e cila ishte jo vetëm një tifoze e zjarrtë por dinte aq bukur të diskutonte për futbollin. Po kështu motrat e Hasan Hases dhe mbesat e tij që ndiqnin cdo ndeshje por edhe edhe shumë të tjera. Por futbolli ndiqej edhe në shtëpitë e shkodranëve nga femrat me anë të radios. Unë kujtoj që kur bërtisnin në stadium shumë dhe ne nuk kishim radio, bashkë me motren dilnim në safallekun e shtëpisë dhe bertisnim: “E bani Vllaznia golin. Femrat në stadium respektoheshin nga publiku shkodran. Ku ishin ato nuk kishte fjalë të papërshtatshme apo fyerje të ndryshme.
Por Shkodra do të avanconte më tej duke u bërë një shembull për gjithë Shqipërinë. Do ishte e para që do krijonte ekipin e futbollit të femrave. E ku-? Në Gur të Zi, në një fshat natyrisht të emancipuar që tejkaloi cdo qytet duke u bërë një shembull unikal.Shkodra i tregoi gjithë opinionit sportiv të Shqipërisë që jo veëm qyteti por edhe fshati në Shkodër ka atë nivel zhvillimi dhe emnacipimi sa asnjë vend tjetër.Kështu ekipi i parë i futbllit të femrave u krijua në vitin 2005 në Gur të Zi nga Ferdinand Jaku. Inisiatori i krijimit të ekipit të parë të femrave në Shkodër por edhe në të gjithë republiken, Ferdinand Jaku meriton një vlerësim dhe respekt të veçantë. Trajnerja e parë ishte Emanuela Jaku. Këtyre vajzave që u angazhuan në këtë ekip unë do ti quaja heroina të emancipimit të femrës shqiptare, që i treguan mbarë opinionit sportiv se ato dijnë të bëjnë gjithçka, se janë të zojat edhe për ato gjëra që të tjerët i quanin të pamundura, që frymëzuan me shumë vajza të tjera dhe i dhanë guximin për të kapërcyer me qindra pengesa të jashtëzakonshme të një mentaliteti jo vetëm konservator por edhe përçmues ndaj femrës si një qënie delikate që i ka të përcaktuara kufijtë e saj. Këto heroina i dhanë Shkodrës një emër, një vizion për të ardhmen, një fuqi emancipuese që vetëm geni shkodran e ka
Në vitin 2005 bëhet edhe ndeshja e parë e futbollit për femra . Më vonë krijohen edhe ekipet “The Door Albania” dhe “Ada” e Velipojës
“Juban Danja ka fituar kupen e Republikës 2 herë- 2009-2010 dhe 2010-2011, kurse Ada e ka fituar kupen më 2011-2012. Për të parën herë “Ada-Velipojë” prezantoi Shqipërinë në Ligën e Kampioneve për Femra (aktivitet i UEFA-s). Në v. 2012, Ada do të shkrihet dhe krijohet ekipi i femrave “Vllaznia”. Në v. 2014, skuadra e Vllaznisë për femra e fiton Kupen e Republikës.
Suksesi i Vllaznise se femrave do të vazhdojë gjatë sa në këtë vit 2024 u shpall kampione e Kategorisë Abissnet Superiore të Shqiperise per te 11-ten here rradhazi, si dhe KFF Vllaznia U-17 si kampione e kampionatit U-17 vajza, për të katërten herë.Ato u bënë ambasadore të Shqipërisë duke marrë pjesë në shumë ndeshje të kompeticionit të femrave europiane duke treguar se edhe Shqipëria ka nivel europian në pjesëmarrje për të mos u konsideruar si vend i prapambetur.
“Na duan apo jo, për ne nuk ka rëndësi. Vllaznia është dhe do jetë kampione” – do shprehesh presidenti i ekipit Lazër Matia
Sot në Shqipëri mbi 2mijë vajza ja kanë dalur të sfidojnë mentalitetin dhe paragjykimin se futbolli është për djem . Janë të angazhuara në 122 ekipe të vendit, por Shkodra si gjithmonë dhe si gjithkund do mbeett pioniereja e parë e krijimit të futbollit të femrave në Shqipëri, por edhe kampione në rezultate kombëtare, si asnjë skuadër tjetër.
Burimi/Facebook


Leave a Reply