Ne konsumojmë shumë alkool dhe duhan…
Shpenzojmë pa kriter…
Qeshim shumë pak…
Ngasim makinën shumë shpejt…
Nevrikosemi shumë…
Qëndrojmë zgjuar deri vonë…
Zgjohemi të lodhur…
Shikojmë shumë Tv…
Tashmë mund të posedojmë më shumë gjëra…
Por kemi reduktuar vlerat tona…
Flasim shumë…
Dashurojmë rrallë dhe urrejmë shpesh…
Ne kemi mësuar sesi t’a sigurojmë jetesën…
Por jo sesi të jetojmë…
Ne i kemi shtuar vite jetës…
Por jo jetë viteve…
Mund të shkojmë në Hënë…
Por nuk kalojmë dot rrugën të vizitojmë komshiun përballë…
Kemi bërë gjëra më të mëdha…
Por që s’do të thotë se janë më të mira…
Përpiqemi të mbajmë planetin pastër…
Por kemi harruar se vetë jemi plot pislliqe përbrenda…
Shkruajmë më tepër…
E mësojmë pak…
Planifikojmë më tepër…
E realizojmë shumë më pak…
Kemi mësuar të vrapojmë…
Por jo të presim!!…
Jetojmë në kohën e burrave të mëdhenj…
Por me karakter të vockël…
Të përfitimeve të mëdha dhe marëdhënieve gjithnjë e më të cekëta…
Të shtëpive të bukura…
Por me familje më pak të lumtura…
Jetojmë me iluzionin e bollëkut në vitrina…
Dhe me realitetin e depove bosh…
Jetojmë në kohën që teknologjia të mundëson ta lexosh këtë shkrim…
Të cilin mund ta pëlqesh apo jo…
Mund të reflektosh ose jo…
Ta ruash apo ta fshish…
Por një gjë mos e harro..
Jeta nuk matet me sa herë ke marrë frymë…
Por me momentet që të lënë pa frymë…
Burimi/Facebook


Leave a Reply