Kisha parë dhe lexuar me dhjetra e qindra shkrime nga më të ndryshmet mbi origjinën e gjeniut me prejardhje Kroate Nikola Tesla.
Tre popuj pretendojnë se ai ishte Kroat,Serb por edhe Shqiptar.
Serbët thonë se Nikolla Tesla ishte nga Babai serb
Kroatët në anën tjetër pretëndojnë se ai lindi ne Smiljan të Kroacisë(ish-Perandoria Austro-Hungareze) nga e ëma Georgina- Ðuka Mandiç dhe si ai ishte një kroat
Por edhe shqiptarët pretendojnë se Nikolla Tesla ishte me origjinë shqiptare nga po e ëma Gjuka Maniçi por edhe për faktin se ai kishte ba një fotografi i veshur me tirqe.
Në një foto të vitit 1880, Nikola Tesla shihet i veshur me një kostum/rrobë shqiptare që vishej në veri të Shqipërisë, Kosovë dhe gjithashtu në Sanxhak dhe mbahej edhe sot. Mediat gjermane shkruajnë se prindërit e morën këtë kostum me vete në Kroaci dhe më vonë ia dhanë djalit të tyre atje.
Por çë shtyu Nikolla Teslen të vishej në Tirqe shqiptare kur nuk ishte shqiptar?
A njeh sot njerzimi të vishet një eskimez në fustanella dhe të dalë e ta punojë arën apo të peshkojë?
Disa fakte interesante që kam nxjerrë nga arkivat gjermane rrethë prejardhjes se mbiemrit TESLA dhe mbiemrit të nënës së tij GJUKA!!
Në mesnatë
Natën e 9 deri më 10 korrik 1856, një stuhi goditi rektorin e vetmuar në buzë të pyllit, i cili banohej nga prifti ortodoks Milutin Tesla dhe familja e tij. Kur Nikola Tesla hyn në skenën e kësaj bote në mesnatë, ai goditet nga vetëtima dhe bubullima. Midis këtyre dy shenjave, jeta e tij do të shndërrohej në një nga më emocionueset dhe në të njëjtën kohë më tragjike në botën moderne. Fëmija i katërt i familjes ka sy blu-gri dhe është aq i dobët në lindje, sa që pagëzohet në kishën e babait të tij në të njëjtën ditë me emrin e dy gjyshërve të tij, Nikolla. Babai i Nikola Teslës, Milutin Tesla (1819-1879), ishte një nga pesë fëmijët që babai i tij Nikola (1789-1855) kishte ndjekur shkollën kroate dhe atë gjermane në Gospic’ në Kroacinë e sotme, Provinca Lika.
Autorët gjermanë por edhe ata kroatë si ish-Presidenti Stipe Mesiç janë i të njëjtit mendim se mbiemri Tesla nuk është sllav.
Shumica e popujve të europës njihen me anë të mbiemrit psh.tek gjermanët mbiemri i zakonshëm është Müller dhe Mayer tek shqiptarët Gashi,Shala,tek Grekët Papadopulos,tek sllavët,serbët Ivanoviç,Stojakoviç,kroatët Mesiç,Modriç etj
Mbiemri “Tesla” është gjithashtu i pazakontë në Ballkan dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Fjala tesla i referohet një pajisjeje artizanale ose bujqësore, të ashtuquajturit sëpatë ose “adze”,pexla,tesla,tehslic. Kjo pajisje përdoret kryesisht në përpunimin e drurit; Prandaj, emri i familjes mund të tregojë se paraardhësit e familjes ishin të punësuar në përpunimin e drurit apo ishin zhdrukthtar.Emrat përkatës ilir,kelt por edhe gjermano-nordikë të mjetit, tængsel dhe format e lidhura, suedisht tängsla (dialekt) dhe tekste norvegjeze , rrjedhin nga Þexla ilire,ku më pas kalojnë tek prusishtja,norvegjishtja që dmth ‘sëpatë’ Në tekstet runike Þæxla ,ilirisht:Peskla,Deskla(ku përdorej edhe për shpluarjen e dheut apo sklarjen,çarjen e dheut(grryrrjen),dhe kalimi nga D;T kemi,Teskla, Tesler,Teslar,Tesla,Tehshlih,Teshlic,Teslic.
gjerm:Deichsel, Dessel, Dissel, Distel, Daxel
Fjala adze vjen nga ilirishtja, prusishtja dhe kalon tek gjermanishtja e vjetër e lartë dëhsa , dëhsala , dësla dhe gjermanishtja e mesme e lartë dëhse , dëhsel , nga e cila u zhvilluan në dialekt edhe Texel, Tegsel, Deichsel, Dessel, Dissel, Distel, Daxel
Emigrimet e fiseve sllave nga stepet ruse drejt Europës e sidomos Gjermanisë dhe kontakti me fiset Ilire,kelte,gjermane e nordike ka bërë që emrat e kulturave dhe veglave të ndryshme si përpunimi i arit,drurit,metalit,ndërtimi i kështjellaave të gërshetohen në mes veti.
Stipe Mesiç është i mendimit se emri Tesla ekziston edhe në Ukrainë; Paraardhësit e Teslës ndoshta migruan në Ballkan nga kjo zonë më në lindje pasi të parët e tyre kishin emigruar në Ilirinë gjermane dhe u rikthyen përsëri.
Nikolla Tesla u diplomua nga seminari në vitin 1845 në krye të klasës së tij dhe, përmes predikimeve, shkrimeve dhe botimeve të tjera të shkëlqyera, fitoi vëmendjen e elitës intelektuale të Krajinës, brezi i sigurisë së Austrisë me popullsi kryesisht serbe kundër turqve. Milutin ishte në gjendje të martohej me një familje relativisht të pasur dhe me ndikim, familjen Mandic.
Georgina-Đuka(Guka) Mandiç (e quajtur Djuka, 1822–1892) ishte nëna e Nikola Teslës.
Ai u lind në Tomingaj, Općina Gračac, Zadarska,(Zarë) Kroaci
Prindërit e saj ishin Sofija dhe Nikola Mandic’ (1800-1863), ndoshta me prjardhje nga Shkodra e Shqiperisë kur edhe sipas një dokumnetit të një Kroati në Zare emri Madiç i Gjukës mund të ketë ardhur nga gjuha shqipe Maniçi
Nikolla më vonë do të shkonte shpesh për “pushime në fshat” këtu. Çifti Mandic kishte tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza; Georgina (Djuka) ishte më e vjetra. Vëllai i saj Pajo,Pal (edhe Pavle, gjermanisht: Paul) shkoi në shërbimin ushtarak dhe u bë kolonel. Sa ishte gjallë Pajo, Nikola Tesla kishte kontakte me dajën e tij të preferuar, i cili e ndihmonte financiarisht në shumë situata. Nëna e Gjukës u sëmur rëndë; ajo humbi shikimin dhe më në fund vdiq në vitin 1838. Gjukës prej kohësh i duhej të merrte të gjitha detyrat e shtëpisë dhe të kujdesej për shtatë vëllezërit e motrat e saj. Më 1846 Milutin u martua me Tesla Djuka Mandic’. Në të njëjtin vit u shugurua meshtar ortodoks dhe më pas mori famullinë e Senjit në bregdetin e Adriatikut. Milutini ishte një burrë i lexuar, një homme des lettres. Ai shpejt u njoh përtej kufijve të komunitetit të tij të vogël, u dallua me predikime elokuente dhe ishte politikisht dhe shoqërisht shumë i hapur ndaj ndryshimeve të ardhshme shoqërore, për shembull pavarësia serbe. Danieli,Daniela “Dane” (Shkodrançe:Drane), lindur më 1848) dhe motra më e madhe e Teslës, Angelina (lindur më 1850) kanë lindur në Senj.
Në një foto të vitit 1880, Nikola Tesla shihet i veshur me një kostum/rrobë shqiptare që vishej në veri të Shqipërisë, Kosovë dhe gjithashtu në Sanxhak dhe mbahej edhe sot. Prindërit e morën këtë kostum me vete në Kroaci dhe më vonë ia dhanë djalit të tyre atje.
~Lulzim Osmanaj







Burimi/Facebook


Leave a Reply