Ne Frashinetën e Kozencës,Piemonte
ITALI shuhet Arbereshi i madh
At Antonio Belushi !
Ka ca gjera qe njeriut i nguliten thelle ne mendje dhe lene pershtypje te pa krahasueshme , te vecanta dhe mbreselenese ne jete qe sado te rrosh perseri…. jeta mbetet e shkurter.
E tille ishte dhe nje vizite e bere para 10 vitesh ne nje Qyteze qe quhej Frashinete ose te shqiptimin Arberesh Frasinje rajoni i Piemontes Kozence Itali.
Te ftuar nga nje njeri euridit, Albanolog, dijetar , studiues , gjuhetar e historian me gjak Shqipetaro-Arberesh
At Antonio Belushi.
Pergjate 10 diteve qe ndenjem aty u ngarkuam me njohuri qe nuk i njihnim aq mire me pare sa per dhjetra libra voluminoze shkruar.
Pasioni i atij njeriu per te folur per Arberine , per kulturen autoktone te gjere e te thelle te atyre njerezve qe banonin ne ate qytezze shume e shume vite, shume me pare se te popullohej me ardhjen e shqiptareve duke kapercyer detin e jugut te Shqiperise e per tu ngulur definitivisht pas vdekjes se Skenderbeut.
At Antonio Bellushi ose sic e quanin plot nderim e respekt vendasit Baba Zot.
Lindi ne Frashinetë të Kozencës, (Itali) ne 1934 dhe e tere jeta e tij u perfshi ne studimin dhe njohjen e kultures, gjuhes, historise te te pareve te tij Arbereshe.
Le tua leme njerezve te fushes per te thene dhe renditur vlera te jashtezakoneshme te kontributit te ketij njeriu te madh per Shqiperine, Kosove dhe per te gjitha trevat shqiptare ne gjuhe kulture dhe histori.
Une vetem se dua te shpreh fatin dhe mirenjohjen e thelle qe e njoha kete njeri te madh si dhe njekohesisht pikellimin e thelle qe sapo mesova mediatikisht per ndarjen nga jeta vetem pak ore me pare ne te ngrysur te kesaj date 19 Qershor ne vendin e tij ku lindi, pas lengimit nga nje semundje e rende e qe nuk i beri dot balle.
Inderuar dhe i respektuar perjete per vepren dhe kontributin e ketij “Diogjeni” sic e kane konsideruar njohesit dhe studiuesit e vepres se tij !
G.M.




Burimi/Facebook


Leave a Reply