Pas furtunës i pezmatuar, ulur gjithë qenia në fund
Vjen një flutur krejt e bardhë, mendimet zë m’i përkund
Rreth e rrotull sillet sillet, me flatra ngjyrë floriri
Ç’të jetë vallë, çtë jetë vallë, kjo flutur n’ mes dimri!
S’fluturon normal si flutur, rreth e rreth llambës së dritës
Flatëron gjithë gas e shend, me një fluturim mahnitës,
Rreth e rrotull kokës sime, flatëron kaq e gëzuar
Ulet pak mbi sup e ikën, bëj ta prek, pluhur m’lë n’ duar !
Ç’të jetë vallë kjo krahë shkruar, rrotull sillet për çdo darkë
Është një shpirt a vallë një ëngëll, vjen e ikën nëpër natë !
Skender Lazaj Trebeshina
Burimi/Facebook


Leave a Reply