Kanë kaluar mbi tre vite që bashkëpunojmë me Radioprojekti Kopenhagë. Jemi një grup pune i organizuar dhe deri tani kemi realizuar rreth 140 intervista. Kemi synuar që të promovojmë vlerat kulturore të komunitetit tonë larg vendlindjes përmes personaliteteve krijuese dhe përmes veprimtarëve shoqërorë. Për këtë mundësi ka merita të veçanta miku ynë i përkushtuar Luigj Shkodrani, i cili është treguar gjithmonë i gatshëm.
Kanë punuar me shumë profesionalizëm prezantueset Arjeta Previzi, Fabiola Sali, Lori Duka, Teuta Shaqiraj (e cila ka ekspeiencën më të madhe), nën drejtimin e Koordinatores sonë RajMonda Mara. Secila prej tyre ka përgatitur bashkëbisedimin sipas mënyrës së vet, për t’i dhënë larmi e për të thyer monotoninë në emisionet e transmetuara.
Për t’i dhënë akoma më shumë larmi, por edhe për të zgjeruar rrezen e tematike të problemeve që trajtohen, kemi menduar të organizojmë e transmetojmë një cikël emisionesh ku do të trajtojmë probleme të gjuhës shqipe.
Në Radio do të jetë i lidhur drejtpërdrejt një mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë, i cili do të bashkëbisedojë me moderatorët për një temë të caktuar. Në të njëjtën kohë, i ftuari është i gatshëm t’u përgjigjet edhe pyetjeve të dëgjuesve. Dëgjuesit mund të pyesin me shkrim në transmetimin direkt në profilin (murin) e Radio Projekti Kopenhagë.
Ky cikël nis rrugëtimin kësaj të premte, ora 21 1 5, në emisionin me lidhje të drejtpërdrejtë me mësuesin e Gjuhës dhe Letrësisë mbi tre dekada, Bibë Pepkola.
Janë të mirëpritura pyetjet e juaja
Burimi/Facebook


Leave a Reply