(Ripost me humor)
Kam mbet larg, n’ket mjegull t’Londres
Ku gjelbrimi, vjen me shi
Jam tue prite ashikte e Shkodres
Djem poete edhe Zotni
Ndoshta vjen Sander Brahimi
Se Davidi s’e len Piacen
Prej n’Milano vjen Pjerini
Pres Gjoke Vaten… E pres Bacen
Me ardhe Diku, Ejell Miculi
Qi per qejf, si tremb asgja
Zef Turkaj, si Ded Gjo Luli
Leqesh Hotit, si murla
Na mban qejfi, s’na mban buka
Jena msue udhe e mbi udhe
Mirsetgjej, thote Loro Luka
Ben Gjondrekaj, del kundrull
Njikshtu pra, mblidhet Shoqnia
Njikshtu vjen miku te miku
Vjen Zef Nacaj e Lek Mrijaj
Bashke me ta, Anton Marniku
Si n’lulishte me trandofila
Ku bylbylat kndojne panda
Ndoshta vjen Andrea Hila
Ma qefli Bota se ka
Due m’i mbledhun lagje m’lagje
Due m’i mbledhun n’Bjeshke e Vrri
Edhe kush s’din me shkrue vargje
Boll qi din me pi raki
Kjo deshira asht si mushke
Don me shkue ku s’ka mundsi
S’jam tue i thirre per me qit pushke
Me kuvend e pi raki
Jam ka i thrras n’ket far livadit
Para shpiet, m’ka qillue
Tetan bashke, n’njikyt soj flladit
Kange Shkodrane, per me kndue
Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes


Leave a Reply