
Armand Mero
Në Shqipëri, presidenti Bujar Nishani njoftoi sot se ai nuk do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të krerëve të shteteve të nismës së Bashkëpunimit të Europës Jug-lindore që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë këtë fundjavë
Sipas qëndrimit zyrtar të presidencës shqiptare, shkak për këtë vendim është bërë fakti që Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga nuk është ftuar të marrë pjesë “në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotërin në rajon.
Lënia e Kosovës jashtë Samitit– sipas presidencës shqiptare – është bërë nën presionin e Serbisë në kundërshtim të hapur edhe me marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve, e konkretisht në shkelje të marrëveshjes Thaci-Dacic të nënshkruar muajin e shkuar në Bruksel.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply