Te qenurit i pasur, ishte i barazvlershëm me të qenit Zotni, sepse mbarte dhe vlera morale dhe rrezatimin e vyrtyteve me të mira. Nuk mund ta fitonte statusin Zotni çdo individ që krijonte të ardhura në valutë, brenda pak viteve pa i deklaru ato dhe pa u vleresu nga komisioni ose komiteti i pleqve per qytetin.
Komisioni, i cili vleresonte pasurine e nji Zotnie, ndiqte me përpikmeri rregullat e statusit te pasurit. P.sh. komisioni, referu shkallës së pasurisë së individit, përcaktonte sesi duhej të ishte lartësia e portës, numri i oxhakëve që duhet të kishte shtëpia, veshjet e stolisura tek gratë apo vajzat, etj. Komisioni nuk lejonte në asnje rast të quante të pasur apo Zotni një individ që merrte borxh per tú dukë si i tillë dhe për më tapër kur kishte të ardhura të dyshimta. Individi klasifikohej në një nga tre nivelet sipas të ardhurave: i shtresës se pasur, shtresës së mesme dhe atë të ulët.
Sot ne kohët postmoderne në Shqipëri, njerëzit e quajnë veten të pasur nga të ardhurat e disa viteve madje dhe të disa diteve.
Duke iu referuar kulturës së trasheguar të vendit tonë, a mund të quhet i pasur dhe “Zotni” ai që ka të ardhura brenda pak viteve dhe të patrasheguara?
A mund të quhet i pasur dhe “Zotni” ai që krijon të ardhura të pasigurta dhe të pajustifikuara, të cilat mund të jenë në të ardhmen shkak i proceseve verifikuese?
Nga pikëpamja gjuhesore, termi i pasur nuk është përfaqesues më sot.
Albanologët duhet të mendojnë për një fjalë të re, e cila të mund të përcaktojë si duhet njerëzit e sotëm postmodernë më të ardhura në lek të pajustifikuara.
Ps.Informacioni ilustrues i periudhës së viteve 1900 është marrë nga studiuesja Andromaqi Gjergji dhe mbresa nga konsujt që ushtruan detyrën e tyre në Shqipëri.
Nga Denata Rroji
Burimi/Facebook


Leave a Reply