( E mira Laura Keci, u prehsh ne paqe)
Drenush e pafaj, egersinash rrethue
Ku e more flaken, qe i dhe flake
Zemren e ndezun,grushtin shterngue
E vogla malsore,prej zezones pergjake
Ike shpejt, si Dielli i mbasdites
Tue belbzue,dhimbje rinie
Hisen e Diellit tand farfurites
E more me vedi,se t’lane ne hie
E bukura e mire,ta vrane rinin
Moj lulja e shkambit,shkelun me kambe
Lulezoje e bukur, ta vodhen lirin
Vetmine e shtyve, me shpirte nderdhambe
Bukuri e heshtun, bukuri e vuejtun
Laura moj lule, krahshkruemja flutur
Ambelsi e jete, n’shpirte paske ruejtun
Jetove nen plage, por shkove e bukur
Shtati t’grihej, por ti vec heshte
Si drandojfili, gdhendun n’mermer
Ike nji mbramje, si gjethe vjeshte
Per me gjethnue,prape ne Prandver
Hisen e Diellit e more me vedi
Diellit, qi ktu ta mbluen me re
Laura moj zemer,moj valez Deti
Buzqeshjen e ambel, ktu na e le

Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes


Leave a Reply