Nga Veneto* të puth plaku.
Himara jonë,trime kuq e zi.
Sërish të shkëlqeu pragu.
T’a gëzosh “kostumin” e ri.
Zonjë e ngritur në këmbë.
Me ballin lart gjithmonë.
Mos prano lugat në tëndë.
Ujë kristal, kurorë limonë.
Mbaje lart motër moralin
Pemës that si bien me gurë.
Ndaj duanë të vjedhin kalin.
Që e ke ngarkuar me grurë.
Kjo është një plagë e vjetër.
Mais prapë në kohë të re.
Ham,ham,çfar t’bëjnë tjetër
Moj shqiponja për mbi re.
N’Labëri ka mbetur kënga.
Që e këndojnë edhe sot.
O murro të hëngërt tënja!
Shpirtin mikrob e ke plot.
Me këtë strofë s’të qëlloj ty.
Po ca qorra tradhëtarë.
Që mbollën ferrat bash aty
U shoftë fara e infektuarë!
Po dhe një hall tjetër kemi.
Që s’po lind në vëndin tonë.
Ku je, ku je?O Avni Rustemi.
S’durojmë dot kameleonë!
*Krahinë në veri të Italisë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply