Luna Methasani, vajza e gazetarit Defrim Methasani, ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ajo, përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar përjetimet në një vit brenda pavionit onko-hematologjise, në Berlin.
Ajo tregon se tani për tani betejën e ka fituar, ndërsa thekson se më e rëndësishmja është lufta që vjen më pas.
“Fale Zotit dhe mjekeve, tani per tani betejen e fitova, por me e rendesishmja eshte lufta qe vjen pas! Te jetuarit e kemi ne dore ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve te bukura qe na krijojne kujtimet me njerezit qe duam! Lutem per te gjithe ata qe po perjetojne te njejten situate, mos e humbisni kurre shpresen, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzes qe te frymezon. Dielli do te dale perseri pavaresisht rrebeshit qe po perballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet”, shkruan ndër të tjera ajo.
Postimi:
Burimi/gazetashqiptare.al


Leave a Reply