Ishte Urdhri Jezuit i pari, në 1880, e më vonë Urdhri Françeskan nën drejtimin e At Shtjefën Gjeçovit, që themeluan koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare, duke ngritur më pas Muzeun Françeskan në Shkodër.
Në këtë muze, u sistemuan me kriteret shkencore të kohës sipas një nëndarje në 48 grupime, rreth 500 objekte arkeologjike, si: sëpata bronxi, përkrenare, armë heshta, enë balte, monedha, vathë, unaza, varëse, të siguruara nga një varg gërmimesh arkeologjike të kryera nga vet Gjeçovi për një periudhë 26-vjeçare që nga Kurbini, Troshani, Komani, Shtoji e deri në Has.
Përgjatë këtij intinerari At Shtjefën Gjeçovi zbuloi objekte të ndryshme prej guri, metali, qeramike, të tilla si vegla pune, enë të ndryshme, pajime luftarake, objekte dekorative zbukurimi.
Më u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shekullit 19, vlerat e së cilës iu shtonte “Kulla e Sahatit” bashkëngjitur me të. Muzeu fillimisht u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe të Franceskanëve, themeluar që nga fundi i shekullit të XIX, si dhe nga koleksione të familjeve shkodrane, gjetjeve të rastit dhe gërmimeve arkeologjike.
Burimi/Facebook


Leave a Reply