( . Kuriozitete ).
Shkodra asht qyteti i pare ne vendin tone , ku loja e fubollit e ka fillesen e saj.
Per here te pare asht luejtun ne lagjen Arra e Madhe.
Kampjonati i pare kombetar ka fillu me 6 prill te vitit 1930, ku kane marre pjese 6 skuadra : Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Durresi e Vlona.
Ndersa ndeshja e pare nderkombetare e futbollit asht luejtun ne Shkoder ne vitin 1913, ne mes skuadres vendase “Indipendenca” dhe skuadres ushtarake Austro – Hungareze.
(Simbas artikujve marre “Shkodra ne shekuj”)!
Mbahen mend ne Shkoder (kujtime te mija ) keto ngjarje:
Din Zhega , sulmues potencial.Nuk harrohen planzhonet e goditjet e rryfeshme qe bante me kry.Lojtar e trajnjer i kombetares. Me golin, qe i bani perfaqesueses se Irlandes, e skualifikoj ate prej pjesmarrjes se kampionatit botnor!.. Ishte shume komunikues me tifozet.
I thane disa tifoza mbas nji ndeshje: – Si nuk e bane sot nji gol more Din?!..
– A kujtoni ju se golat bahen si me ba pordha a?!..😅😉
Sabah Bizi ishte nji 17 vjeçar (prodhim i futbollit ne oborre shkollash te shkodres). Qe ne ate moshe, ishte ne formacionin e “Vllaznise”. Futbollisti ma i ri ne vendin tone, qe veshi fanelen e kombetares.
Ne ndeshjen kunder RFGj-se , ishte merita e trajnjerit Loro Boriçi, i cili me guxim e futi Sabahin e ri ne loje.Sabahi ja shperbleu Loros me lojen e tij te shkelqyeme dhe elegante, saqe terhoqi vemendjen e kapidanit te kombetares gjermane Bekenbauerit, i cili mbas ndeshjes tha: ” Bizi asht nji çunak i pelqyeshem e i pranueshem ne çdo skuader europijane”!
Zan Rragami per shume vjet kje kapidani i ekipit te “Vllaznise” dhe i ekipit kombetar.
Mbahet mend ne nji ndeshje te kupes se Republikes (viti 1972) kunder “Beses” se Kavajes.. Ne Kavaje 0-2 per kavajasit.Ne Shkoder loja mbyllet 2-O per shkodranet me dy gola te shenuem prej Zanit me penallti.Ne gjuejtjen e penalltive Zani realizoj te pestat (2 plus 5 bajne shtate ne nji ndeshje). Ishte merita e portjerit Paulin Ndoja, i cili priti nji penallti e “Vllaznija” u ba fituese e kupes!..
Nji futbollist pak si i veçante, ishte edhe Lek Koçobashi. Fuste kryte aty ku tjeret nuk futnin as kamen Ne nji ndeshje kunder Elbasanit, dy lojtare kundershtare, i turren Lekes njikohesisht per me e damtu.Leka i ban nji finte dhe elbasanasit perplasen me njeni – tjetrin tuej kriju ne fushe nji grumbull tymi prej thymjes se kallçeve allçijet.😠 Ishte nji rast unik ky ( paparisimi origjinal), ku te gjithe tifozet ne stadjum shperthyen ne gaz e te qeshuna!
L.L. Mars 2024
Burimi/Facebook


Leave a Reply