Simoni pervecse mjeshter ne bukurine e te pikturuarit, dinte te ishte dhe xhentil…
Simon Rrota nuk ishte larguar thellësisht nga Milano ku ai kreu studimet. Mendja dhe zemra i rrinte gjithmonë tek nj vajzë e bukur milaneze me emrin Carla.
Ai i dërgoi Carla Caminatit, vajzës që dashuronte, nga Fieri në Milano një kartolinë. Teksa lexon rreshtat e saj.. ndihet butësia me të cilën Simoni, i drejtohet bukuroshes milaneze, teksa i dëshmon se vazhdon të ruajë të njëjtat ndjenja për të, si më parë.
“E nderuar Zonjë, …iu kam shkruar tri herë, por nga ju nuk kam marrë asnjë përgjigje, shpresoj që të jeni mirë me shëndet,.. ju kam kërkuar disa herë të më dërgoni fotografinë tuaj, po kush e di nuk e ndjeni të ma dërgoni. Ndërkaq unë iu kam nisur të timen. Dëshiroj të di, nëse duhe shpresuar për atë që ka ndërmjet nesh. Po iu nis përshëndetjet e mia më të sinqerta, duke iu shtrënguar ngrohtësisht dorën.
Burimi/Facebook/Gegnisht


Leave a Reply