Kur e humb babanë,ke humbur një pjesë të trupit tënd,por jo dashurinë që ke në zemër.
Ke humbur jastëkun ku mbështesje kokën e lodhur nga hallet e jetës.Ke humbur dorën që të mbante në vegjëli të mos rrëzoheshe dhe në rini dorën që ecte me ty në gjdo hap të rëndësishëm të jetës.
Kur ke humbur babanë ke humbur shokun më sakrifikues për ty,ke humbur kandillin e këshillave që me ta ecje shtigjeve të vështira të jetës.
Ke humbur zërin e dashur për ty,fytyrën që në gjdo çast të shprehte dashuri dhe mirësi, e dhimbjet apo pamundësitë e rua apo sëmundjet i paguante me lotë diku fshehtas në errësirë apo kur vënte kokën në jastëk me lutjet drejtuar zotit për ty.
Kur humb babanë,ndjehesh i frikësuar, i vetmuar,sepse murri ku ti mbështesje dhe mbroheshe tashmë është i rrëzuar.
Ke humbur edhe bisedat edhe shakatë edhe çeshjet e zëshme dhe të këndshme që të gëzonin dikur,ke humbur njeriun që vazhdonte të sillej si një shërbetor me ty.
Kur e humb babanë,fatkeqsisht do të shoqërojë vetëm një gjë,Malli për të.Malli për kollën e tij,rropatjet në shkallë që tregonin se ai po vjen në shtëpi.Malli për nervozën e tij dhe zërin qortues.Mallin për aromën e djersës së babait puntor,për duar e lodhura për ty,ballin e rrudhur nga pesha e viteve,por edhe mërzijat që ka patur.
Kur e humb babain,fëmitë sado të ritur të jenë ata thonë “shkoj për vizitë te shpija e babës”,edhe kur ai tashmë mungon aty mblidhen fëmijët,aty ashtë fryma aty janë kujtimet e babait !
Zoti i mëshiroftë baballarët tanë…!
Eugen shehu
Burimi/Facebook


Leave a Reply