Verorja – Zakon popullor.
Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fill të tjerrur të kuq e të bardhë, term që ndoshta ka lidhje me emrin e stinës ‘verë’ në shqip. Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëhere mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.
Dita e Veres njihet si festa e gjithe shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja eshte zemra e saj. Nje feste pagane, qe e ka origjinen ne kohen kur njerezit i faleshin perendive. Tempulli ka qene ne zonen e Cermenikes, ne afersi te Librazhdit te sotem. Ne kalendarin e vjeter, njerezia orientohej ne diellin, henen dhe gjelberimin. Ndersa sot eshte fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shenon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranveres se celjes se luleve. Ne kohen antike, te paret tane, Iliret, udhetonin nga te kater anet per t’ju falur perendise se riperteritjes dhe gjithesise, Diana Candieviensis. Dita e Veres eshte feste e te gjitheve, e te pasurve dhe te varferve, eshte feste mbarepopullore ku te gjithe gezojne. As feja, as ideologjia dhe se fundi as politika, nuk munden ta kene te tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qendroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kenges, te dashurise dhe begatise.
Dita e Veres, nga Iliret ne lashtesi, te tempulli Elbasan
Konica per Diten e Veres
Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te embel. Ne kete gezim stergjysherit tane ndjenin nje detyre, tu faleshin perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajne Dita e Veres….”. Sipas shkrimtarit, kjo eshte nje feste e vjeter e races sone. “Nuk i bejne dem njeriu, sjellin gezim te kulluar ne shtepi. Ne nje vend ku jeta e te vegjelve eshte aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane nje rast te rralle per t’u defryer. Per me te medhenjte, Dita e Veres ka nje shije poetike, te holle e te rralle….”, shkruan Konica.
Ballokumja
Te gjitha asortimentet perzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te kete nje ngjyre te vecante. Gjalpi i fresket tretet dhe vendoset ne enen e ballokumes. Mbi gjalp hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga nje luge druri. Me pas hidhen vezet nje e nga nje nderkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhen hedhja e majes se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadale dhe perzihet vazhdimisht me lugen e drunjte. Ne masen e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo perzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furren me dru zjarri. Piqet dhe sherbehet ne formen e kulaceve.
Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes
Faza e dyte eshte nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mengjesi i Dites se Veres qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Dites se Veres ne mesditen e 14 marsit. Ne vigjilje te nates se Dites se Veres, cdo shtepi e ketij qyteti eshte e mbushur me nje gezim te vecante, eshte nje ndjesi qe i pushton njerezit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelberimit apo shperthimit te fares dhe sytheve qe jane shprehje e begatise dhe vazhdimesise. Shtepia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollek. Porta zbukurohet me lule dhe lastare te gjelber, te cilet simbolizojne futjen e miresise dhe natyres.
Gjate kesaj nate te afermit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, kendojne kenge te vjetra te shoqeruar me kuzhinen me nam te Elbasanit. Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Gjate kesaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e neserme per njerezit me te aferm. Mengjesi eshte i gezuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me nje perkushtim te vecante hapin deren qe te futet e mira dhe t? del e liga.
Buka e derrit
Syte lahen me lulet e veres, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet uje ne “buken e derrit”, qe eshte nje zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelberim. Uji ne “buken e derrit” simbolizon nje vit te shendetshem dhe te begate.
Vizitat
Mengjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afermit, ku djali me i vogel i familjes nxiton te dergoje hisen e ndare. Pikniku nis ne oren 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet per rastin e festes nisin nje ore me pare. Ne piknikun e Dites se veres elbasanasit lene qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurren e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot etj.
Kopshtaret e luleve dhe kenget e tradites
Dita e Veres nuk ka kuptim pa lulet dhe kenget. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe kengetare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan jane jasemini, karafili, trendafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen per lulet ne menyre qe ato te shperthejne Diten e Veres. Vitet e fundit ansambli i luleve eshte pasuruar me trendafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Hollande. Gjate nates dhe Diten e Veres kendohen me pasion te vecante kenget e mjeshtrit te muzikes popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kenge te tilla si; “Nje lulishte me trendafila”, “C’u deshiruesh me te pa”, “Ma mire n’pyll se sa n’qytet, “Si bilbili ne pranvere” etj., kendohen jo vetem nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.
Koha dhe ritet sot, cfare ka ndryshuar
Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojne nga shpirti i vete njerezve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendren e pelegrinazhit. Festa ka nje ndikim te cuditshem tek te gjithe. Jo vetem shtepite, por i gjithe qyteti vishet me dekor shumengjyresh, ashtu si lulet e pranveres. Ne vigjilje te festes, ndermarrja e dekorit zbukuron rruget dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndersa ndermarrja e gjelberimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelberuara. Per cdo vit bashkia Elbasan akordon nje fond te vecante per festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe jane programuar te organizohen koncerte, lojera popullore, pjese humori etj.
Historia e Dites se Veres, nga Cermenika deri ne Elbasan
Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.
Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por festa e verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.
Të parët tregojnë se një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit, herët në mëngjes, hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët, zakonisht, e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë, elbasanllinjtë urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.
Ballokumet
Për të kuptuar ndryshimin midis kremtimit “alla-elbasançe” të Ditës së Verës, me atë që bëhet gjetkë, nëpër Shqipëri apo ndër shqiptarë, mjafton t’u referohemi ballokumeve. Në Elbasan përgatitjet për ballokumet të bëhen me kohë. Dihet se ku do të merret mielli i misrit për to, ku do të merret gjalpi, ku do të merret sheqeri. Dihet si do të rrihen, si do të shtrihen, si do të piqen. Me ç’gradacion, me ç’ritëm kohor. Të gjithë e dinë, për shembull, se ballokumet bëhen me miell misri. Por pak e dinë se një kg miell ballokumesh del (pas një cikli sitjesh) nga 7-8 kg miell misri. Edhe sheqeri ndryshon (është i imët), edhe gjalpi… Pra recetat për ballakumet nuk funksionojnë kudo. Unë kam vrojtuar, madje prej shumë vitesh, përgatitjen e ballokumeve të Elbasanit. Dhe mund të pohoj me bindje se edhe sikur gjithçka materiale të jetë njësoj (duke përfshirë edhe profesionalizmin e atij që i përgatit), përsëri ballokumet e Elbasanit ndryshojnë. Ato kanë gjithnjë diçka më shumë. Sepse Elbasani fut një “element” plus në recetën e ballokumeve. Kjo është dashuria. Ballokumet e Elbasanit kanë brenda shumë, shumë dashuri. Sikurse vetë Dita e Verës në Elbasan është një ditë e vërtetë dashurie. Dashuri për njeriun, për natyrën, për jetën. Le të përpiqemi që t’i afrohemi Elbasanit në dashurinë që jep ai në Ditën e Verës. Sado vështirë që është.
Pse kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani
Sepse gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më. Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Nëse Dita e Verës erdhi deri në ditët tona merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. Por ndryshe është të festosh e ndryshe është të bësh një pushim zyrtar. Madje ndryshe është të festosh, ndryshe të ndjesh me të vërtetë. Elbasani, pra ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndjehet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.
Në ç’masë Dita e Verës është një festë e mirëfilltë (mbarë)shqiptare?
Të paktën në atë masë që ajo (referuar prof. Kristo Frashërit), ka qenë pjesë përbërëse e identitetit tonë etnik. Edhe nëse në disa vise ajo filloi të venitej, përsëri duhet të rigjallërohet dhe të kthehet në një festë mbarëshqiptare, mbasi është më tradicionale se të kremtet fetare. Dita e Verës, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar.
Dita e Verës sipas Kristo Frashërit
Dita e Verës ka qenë e lidhur me ditën e parë të marsit. Në antikitet marsi ishte muaj i parë i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siç dihet, në Evropën Perëndimore, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos kalendari Gregorian. Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian. Duhet që viti kalendarik të fillojë me marsin që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori. Të tillë kanë mbetur emrat e tyre edhe pse, nga 15 tetori i vitit 1582, kohë në të cilën hyri në fuqi reforma gregoriane, ata janë respektivisht, muajt e nëntë, i dhjetë, i njëmbëdhjetë dhe i dymbëdhjetë. Por, siç argumenton akademiku i mirënjohur, prof. Kristo Frashëri, kalendari i vjetër i shqiptarëve është edhe më i hershëm se kalendari Julian, i cili u shpall nga Jul Qezari, në vitin 46 para lindjes së Krishtit. Dhe gjithnjë dita e parë e marsit shënonte, sikurse edhe sot, fillimin e stinës së pranverës. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme nga njëra-tjetra se në kohën e sotme (ngrohja globale nuk kishte filluar ende). Njerëzit mezi prisnin që të dilnin nga dimri, të shkrinte bora, të gjelbërohej natyra, të çelnin lulet, të blegërinin qengjat, të loznin fëmijët fushave e kodrave, të gëzonin të gjithë.
Faik Konica: Ç’është Dita e Verës?
Botuar më 1911
Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër.
Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.
Mbi 1 milion ballokume ne Diten e veres
Mbi 1 milion ballokume ne Diten e veres
Elbasani nuk është vetëm kryeqyteti i Shqipërisë në Ditën e Verës por i të gjitha trojeve shqiptare. Risia e këtij viti është pjesmarrja e bizneseve, këngëtarëve dhe pse jo e qytetarëve kosovarë dhe shqiptaro-maqedonas në ditët e festimeve. Një ndër organizatorët e festimeve Xhimi Vila thotë se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit Dita e Verës është shtrirë në kohë por edhe në hapsirë.
“Dita e Verës është ndryshe pasi tashmë ka marrë përmasa mbarëkombëtare. Shtrirja në hapsirë e festimeve është risia e këtij viti ku për herë të parë pjesmarrës të saj janë bërë edhe bashkëatdhetarët tanë përtej kufirit si Kosova dhe Maqedonia ku me produktetet e tyre janë në prezent në shesh në minipanairin e improvizuar me këtë rast”.
Tipike për ditën e Verës janë gatimet. Kuzhina elbasanase por jo vetëm do të jetë në sheshin Gensher ku qytetarët do të kenë mundësi të provojnë ushqimet e servirura nga Shoqata e kuzhinierëve të Shqipërisë. “Shoqata e kuzhinierëve të Shqipërisë të cilët me gatimet e tyre do të prezantojnë kuzhinën karakteristike sipas trevave ku do të ketë edhe degustim nga qytetarët. Ky degustim do të jetë falas për të gjithë qytetarët duke e bërë më të bukur e sidomos më të shijshme festën”.
Embëlsira mbetet për në fund dhe konfirmon edhe një herë përmasat mbarëshqiptare të festës së Ditës së Verës. Grupi i mirënjohur kosovar Elita 5 do të jetë në Sheshin Gensher duke performuar life këngët hit dhe realizimet e fundit”. 14 marsi i kushtohet aktiviteteve të fëmijëve dhe më pas dreka tradicionale në natyre, një rit i përvitshëm i qytetarëve elbasanas me të ftuarit e tyre. Embëlsira e bollokumes ka përfshirë të gjithë qytetetin dhe ata që po gëzojnë më shumë janë tregëtarët elbasanas që presin shumë shitje dhe fitime gjatë ditëve të festës. Mendohet të jenë prodhuar mbi 1 milion copë jo vetëm për Elbasanin por edhe tregun e Tiranës e qyteteve të tjera. Madje disa prodhues kanë menduar ti dërgojnë edhe në Kosovë e Maqedoni ku kjo ëmbëlsirë thuajsenuk njihet dhe është mjaft e kërkuar.
Sejdini: nuk kemi ftuar askënd pasi i presim të gjithë në Elbasan
Ka ndodhur që shpesh është cilësuar edhe si e politizuar festa e Ditës së Verës, e madje kur kryeministri e vendosi si festë zyrtare, elbasanasit u zhgënjyen pak pasi u ndjenë “të tradhtuar”. Kjo është një festë lokale e tradicionale e askush nuk mund ta përjetojë siç e përjeton zona ku kanë kaluar shekujt duke ndjekur traditën e Zanës së Çermenikës që sjell përtëritjen dhe gjallërinë e natyrës.
Në Elbasan Dita e Verës nuk është thjeshtë një festë, ajo është një himn kushtuar bollëkut dhe gjithçkaje që largon dimrin e sjell ngrohtësinë e gjelbërimin. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit si qytetar i parë thotë se ky qytet e pret dhe përgatitet për këtë festë.
“Ne kemi menduar që këtë vit të kemi aktivitete maratonë. Përgjatë një jave janë dhënë koncerte e muzikë në shesh, dokumentarë, është hapur një ekspozitë, panairi ka startuar për të gjithë qytetarët, sheshi Gensher është kthyer në qendër të festës dhe shijimit dhe të gjithë kësaj atmosfere do ti shërbejnë edhe produktet e traditës. Natën e 13 marsit kemi ftuar shumë këngëtarë që ardhjen e Ditës së Verës të gjithë ta presin në shesh me një grup të mirënjohur si Elita 5. E gjithë kjo është bërë që qytetarët të festojnë e të gëzojnë. Ky është i gjithë qëllimi qe ne jemi sforcuar që çdo vit kjo festë të bëhet edhe më e larmishme, edhe më e bukur e më shumë tërheqëse për të gjitha moshat”.
Sejdini thotë se tradita elbasanase e festimit të ditës së verës vazhdon të ruhet me fanatizëm jo vetëm nga elbasanllinjtë e vjetër por ajo është përqafuar edhe nga të ardhurit. “Për mua nuk ka ndryshuar asgjë nga festa që kam unë në kujtesën time. Megjithëse vetë kam 10 vjet që nuk e kam privilegjin ta festoj me familjes pasi pres miq e të ftuar është kenaqësi të kesh mysafirë për Ditën e Verës. Edhe këtë vit ne nuk kemi bërë ftesa. Janë të gjithë të mirëpritur pa ngjyrime politike. Do të pres këdo që do të vijë në Elbasan sepse kështu respektojmë, vlerën më të madhe që ka kjo zonë, mikpritjen. Elbasanasit e dëshirojnë këtë festë por jo vetëm ata. Ditën e Verës, gatimin e ëmbëlsirave tradicionale dhe gjithçka tjetër e kanë përqafuar edhe të ardhur së fundi në këtë qytet.
Dita e Verës vazhdon të festohet me të gjitha ritet dhe ëmbëlsirat shoqëruese. Këtë festë nuk e mbajnë gjallë vetëm elbasanasit por edhe të ardhurit. Të gjithë ata që kanë ardhur por edhe ata të vonët tashmë janë asimiluar dhe ndjekin të njëjtëtn traditë si në dasma, në morte e në festa. Madje edhe bollokumet kanë filluar ti bëjnë mirë” thotë duke qeshur Sejdini që preferon ti urojë gjithë ata që festojnë Ditën e Verës me atë që ka simbol kjo ditë, bollëk e mbarësi, urime që na shërbejnë mjaft sidomos në këto kohë me vështirësi ekonomike.
Dita e Verës, dikur shërbente dhe për të zgjedhur nuset
Dita e verës për elbasanasit e vjetër është më shumë se nostalgji në kohët moderne që po jetojmë. Kjo ditë është një rit që ndiqet me shumë fanatizëm e dashuri për natyrën. Simbolika e saj është në mendjen e më të vjetërve dhe në disa familje vazhdon të ndiqet duke ruajtur kështu në detaje atë që të gjithë e quajnë Dita e Bollëkut. Shpëtim Haxhihyseni është studiues i traditës dhe zakoneve të Elbasanit. Ai përcjell kujtimet e fëmijërisë duke i quajtur kohë të arta kur Elbasani konsiderohej një ndër qytetet ku çdo festë kishte vlerën e saj. Mbi festimin e ditës së verës ai kujton me mall fëmijërinë e tij 70 vjet më parë.
“Dita e Verës kishte gjithë një rit të vetin që e ndiqte çdo familje. Nëna ose nusja e shtëpisë ngrihej qysh në mëngjes pa lindur dielli. Fshinte gjithçka, shtëpinë, oborrin e rrugicën dhe vendoste në majë të derës një plis dheu me barë të njomë që rrezja e diellit kur të binte të ndriçonte gjithçka të pastër. Më pas ngriheshin fëmijët të cilët visheshin me veshje të reja të përgatitura për ditën e Verës. Ata thërrisnin me emër dhe bënin një lojë që ishte më shumë si një rit për largimin e të këqijave të dimrit. Djemtë e vegjël të shtëpisë përgatiteshin për atë që njihet si riti i “Kamës”.
Djali dhe jo vajza do të merrte në duar një tabaka ku ishin vendosur kryesisht gjëra të ëmbla dhe ëmbëlsirat tradicionale, bollokumja ose revania. Vezët e ziera nuk ngjyroseshin, zakonisht ngjyrosjen e bënin vetëm ortodoksët. Po kështu kishte fruta të thata dhe mollë sheqeri të bëra vetë. Këto dërgoheshin ose tek të afërmit, te krushqinjtë por edhe tek fqinjët në lagje. Pasi merrte tabakanë, familja e zëvëndësonte me gjithçka që kishte përgatitur vetë dhe ia sillte djalit. E kështu shkëmbeheshin edhe ëmbëlsirat tradicionale dhe në fakt kjo rriste konkurrencën kush e kush ti bënte më të mira. Hisja është një tjetër moment i ditës së verës. Nëna e shtëpisë i ndante të gjitha duke filluar nga mishi e deri tek frutat e thata në mënyrë të barabartë. Këto ushqime do të ishin pjesë e piknikut.
Elbasanasit zakonisht merrnin gjel deti edhe për Ditën e Verës. Kjo festë do të festohej në natyrë. Askush nuk rrinte në shtëpi. Të gjithë niseshim grupe grupe tek Rrapi i Mansit ku është sot Teqja e Madhe ku me muzikën e orkestrës kërcehej ndërsa ne fëmijët luanim deri vonë. Po kështu një vend tjetër ishte Ullini i Qejfit e Krasta. Në 14 mars qyteti i Elbasanit boshatisej. Një tjetër moment i bukur ishte pasditja në perëndim. Të gjithë ktheheshim grupe grupe, dalëngadalë drejt shtëpive.
Kjo ishte koha kur djemtë shikonin vajzat që kishin hequr pak perçet, vjehrrat shikonin nuset dhe motrat zgjidhnin vajzat e qytetit për vëllezërit. Shumë martesa bëheshin pas Ditës së Verës dhe kjo ditë konsiderohej edhe si një mbarësi për çiftet e reja”. Haxhihyseni thotë se megjithëse shumë nga ritet nuk bëhen më dhe forma ka humbur, Dita e Verës është masivizuar më shumë.
“Të gjithë kanë mundësi më të mëdha. Teknologjia është më e pranishme, muzika nuk mund të dëgjohej në anën tjetër të qytetit, nuk kishte restorante apo pabe. Festa kalohej në natyre dhe në paqe të plotë me të. Ende shumë qytetarë vazhdojnë ta ruajnë traditën, ta festojnë në piknik dhe me gjithçka që përmban festa. Është e vërtetë që stinët disi kanë ndryshuar sepse tani bën më ftohtë se atëherë dhe të gjithë ne i jemi përshtatur kohës”.
Ëmbëlsirat magjike
Festa niste që në buzëmbrëmjen e një dite më parë kur nënat e gjyshet tona të urta dhe bujare sipas një kodi tradicional duke mërmëritur në heshtje formula magjike e dogma përgatisnin në enë bakri ëmbëlsirat tona tradicionale bollokumet dhe revaninë. Duke qenë se janë ëmbëlsira të thata mund të merren me lehtësi me vete. Duhet të dini se bollokumja është bërë e tillë e mbledhur dhe e bukur vetëm për tu marrë me vete pasi të vetën kjo festë e ka në natyrë.
Liria, një guzhinjere e mirë e gatimeve tradicionale tregon se sekreti i ëmbëlsirës qëndron tek lënda e parë dhe tek kujdesi i masave që bashkohen me njëra-tjetrën duke e mbyllur me rrahjen e vazhdueshme. Ajo tregon se sekretin e ka mësuar nga nëna pasi receta ka ardhur brez pas brezi. Ajo kujton se ftradita ka ardhur duke mos u respektuar sa duhet por ka edhe shumë familje elbasanase fanatike të traditës që vazhdojnë ti mbledhin zahiretë e bollokumeve siç bëhej një shekull më parë.
“Bollokumja dhe revania janë dy ëmbëlsirat e Ditës së Verës. Veç ëmbëlsirave nuk përjashtohet gjeli i detit që është i pranishëm por edhe ushqime të tjera siç janë edhe frutat e thata. Kjo ëmbëlsirë tradicionale kerkon shumë mund. Të gjitha do të mblidheshin në mënyrë të veçantë si psh toka e kujt fshati e bën misrin e butë, dhe të gjithë shkonin në Shirgjan që ta merrnin dhe nga 10 kg miell nxirrej maja për bollokumet. Vezët ku janë më të mira në Shushice, gjalpi duhet të ishte dhie i stazhonuar.
Luga e drurit dhe tenxherja e bakrrit e kallisur mirë. Gjalpi bashkohet me sheqerin derisa lëngëzohet dhe më pas i hidhen vezët. Mielli futet pak nga pak dhe duhet të shikohet kur mplekset gjalpi me sheqerin dhe me miellin dhe më pas janë nënat elbasanase që e kuptojnë sa duhet dhe më pas i pjekin me furrë druri. Vërtet tani kanë filluar të gjithë të bëjnë bollokume por patentën për këtë e kanë vetëm nënat elbasanase të cilat e kanë trashëguar brez pas brezi dhe bëjnë bollokumet më të mira dhe të paarrira nga të gjithë duke ia lënë fëmijëve të tyre mjeshtërinë. Edhe vajzat e mia sot edhe pse ndodhen në Amerikë kanë recetën dhe dinë të bëjnë bollokume.
Orkestrina që lajmëronte e para festën
Më të vjetrit kujtojnë se në ato vite pa Usta Isufin nuk mund të kishte Ditë Vere. Ai ishte analfabet por kjo nuk e pengoi që ai të bëhej “gjeni” në lëmin e muzikës popullore qytetare. Hapin e parë të një pune të mirfilltë të organizuar në fushën e muzikës e hedh në vitin 1905 kur ai themelon orkestrinën popullore të Elbasanit e cila fillimisht këndonte dhe përhapte folklorin e zonës dhe traditën shqiptare. Grumbullon në orkestrën e tij instrumentistët më në zë të kohës si Thoma Priftin në klarinetë, Musa Bebetin në mandolinë,Simon Velën më cyr, Mahmud Ashikun dhe Mehmet Balashin në lahut, Arif Çermën (Topallin) në darje etj.
Isuf Myzyri ishte udhëheqës dhe “dirigjent” i orkestrinës. Me këtë orkestër u bë i famshëm në të gjithë qytetin dhe zonën përreth. Me orkestërn e tij merrte pjesë në dasma e gëzime familjare. luante në sheshe dhe në pika turistike sidomos në ditë festash si kjo e Ditës së Verës. Këngët elbasanase ishin kolonë zanore e festës së madhe që vinte pas Bajramit për elbasanasit. Siç mund ta vemë re dhe e kemi parë kjo festë festohet në vende të hapura në natyrë, çka përputhet me panteizimin pangan që adhuronte vetëm natyrën dhe fenomenet natyrore.
Ndër vendet më të preferuara të elbasanasve ishin Rrapi I Mansit, Busheku, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Teferiçi, Burimi i Ali Xhinsit, Burimi i Bangës etj. Por vendi më I preferuar sidomos për ditën e Verës ishte Ullini i Qejfit, ndoshta për bukurinë e kodrës së gjelbëruar, ndoshta për historinë idilike por ky vend si me magji tërhiqte qindra qytetarë. Edhe sot elbasanasit e vjetër e gjejnë rrugën drejt zonave të preferuara. Repertori i orkestrinës ishte shumë i gjërë. Tradita gërshetohej me këngët e reja të krijuara nga vetë ustai të cilat pëlqeheshin më shumë se folku më i mirë i grumbulluar nga thellësia e viteve. Më muzikën e tij arriti të cekë në zemër të gjithë në vendin që ai e dëshironte aq shumë e ku Elbasani shikohej në pëllëmbë të dorës, tek Ullini i Qejfit.
Burimi/shqiperia.com/


Leave a Reply