Edhe pse Erjola njihej me Meritonin që jashtë, duket se kjo nuk i ka ndalur debatet mes Ilnisës dhe Erjolës.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Erjola ka ngritur një plan “kurth” për t’u shtirur si mikesha e Ilnisës, plan ky që e njohin edhe Juli me Ledjonën. Nga ana tjetër, gjatë mbrëmjes së djeshme, Erjola i ka thënë Ledjonës:
“Do i bëj një copë hallvë. E ke parasysh për çfarë bëhet hallva?! Do i them po ha hallvën tënde se ti dhe ai për mua keni vdekur si banore. Nuk do i lë të qetë, nuk do i lëtë flenë gjumë…”
Sot ajo gatoi një hallvë, që sigurisht nuk ka munguar nga komentet dhe batutat e banorëve të tjerë. Egla ka thënë se ndoshta do gatuhet një hallvë për çdo eliminim, teksa Ilnisa i ka kërkuar shpjegime Erjolës.
“Natën kur pashë klipin u preka. E patë reagimin tim. U ula me ty më dole në shteg. Vura veten në një test, e di që deri dje nuk e kishe kuptuar afrimitetin tim me ty. Unë u afrova me ty për të të vënë në lojë ty dhe Meritonin. Një person që u prek, iu cenua burrëria… Ti ma jep dorën për lojë, sapo i thashë Julit që ti përdor vajzat. Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë të ftohtë… Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur…”
1 t.
Burimi/Meganews.al


Leave a Reply