Një ditë shkova nga spitali, të takoj një shokë të vjetër
Si ai , shokë me kokë, nuk kam një tjetër
Dh’e prita, shumë e prita, të dilte te koridori
atje ish një vash me rrica, ngriti sytë e sytë m’i mori!
Desh ti flisja, po çfar ti flisja, s’mund ti flitej
zu më ra dalldisja, bëj ta lë por prapë s’ lihej.
S’kisha më se ç’ të prisja, i’u drejtova, zemrën bëra gur
e pyeta vashën me rrica, pse këtu, mos vallë je sëmurë?!
Një vështrim të ngultë më hodhi, dhe u përskuq, shpuzë
syri një pikë lot i rrodhi, rrëshqiti i’u mblodh në buzë !
U habita, u mahnita, ç’bëre i thash vehtes, veten vrafsha
Brrofa më këmbë, u ngrita, t’ ikja nga vasha!
Por ashtu si papandehur, ndjeva t’më shtërngoj një dorë
Kthehem, një fytyrë e buzëqeshur, ishte shoku im doktor
Përqafohem, krejt tundohem, jo prej përqafimit
por për vashën që lotohej, dhe po mbytej lotimit !
Thellësive, ndjej duhmat e shpirtit, shkojmë drejt zyrës
një e verdhë si e meitit, më kish rënë fytyrës.
Ç’është më pyeti doktori, s’ ndihesh mirë or burrë?
Jo- i them- ajo vasha tek koridori, m’u duk shumë sëmurë !
Eh – thotë – ju emigrantët, ini me kohën e qepës, thjesht që ta dish
gjeneokologët janë kthyer rrobaqepës, s’qepin rroba por mish!
Ndaj pret vasha me rrica, e përlotur, e bukur si ylli
martesa do sakrifica, kur t’virgjër e kërkon një derr pylli !
Ta themi – tha- mes nesh, s’mbahet me qepje nderi
U përskuqa gjer ndër veshë, si t’isha unë dhëndrri, derri
Një lëmsh m’u mblodh në fyt, pa vetëdije, ikja- ikja koridorit
Vashës s’ia hodha sytë, s’i dhashë dorën as mikut tim, doktorit !
Skender Lazaj Trebeshina
Burimi/Facebook


Leave a Reply