Sot, me një nga personazhet emblematikë të historisë së #Cirkut #Shqiptar, Mjeshtërin e zbutjes së kafshëve të egra, #TAHIR #BAÇOVA….
Edhe pse në të 90-tat e tij, më çuditi dhe më surprizoi me një pyetje:
“Ç’farë të bëjë që të jetoj edhe më gjatë, dua të shkoj përtej të 100-tave”, – më tha me shumë sinqeritet.
E pashë me admirim dhe me vëmendje për pak çaste këtë Njeri të veçantë, dhe pasi i hodha një vështrim nga këmbët deri te koka, i’u përgjigja:
Kur isha fëmijë, para 45 vjetësh, vija shpesh tek Arena e Cirkut për të parë Arushën Mira edhe ty, si i zoti i saj.
Të mbaj mend me atë veshje si Sherif prej lëkure të zezë dhe me një kamzhik në dorë që drejtoje me shumë saktësi atë kafshë të egër, e zbutur prej teje, por që në përralla, ne fëmijëve na e tregonin si shumë të frikshme.
Ti, që nga ajo kohë, nuk e ke ndryshuar fare pamjen, dhe shoh që po gëzon shëndet të plotë or Mik!
Të ka privilegjuar Zoti dhe të ka lënë dorë të lirë që ti marrësh më të mirën jetës, i thashë me të qeshur mjeshtërit.
Mbase duhet të të pyes unë se, çfarë duhet të bëjë Njeriu që të mbërrijë në këtë stad jete ku ndodhesh ti….!!!
Në fund, për të ç’dramatizuar situatën, kur u ndamë, i thashë me humor:
E di ç’ke ti….!?
Bëj atë që ke bërë deri tani….
Përderisa ke ditur të rrugëtosh kaq bukur e shëndetshëm duke arritur deri tek 90-tat, kush më mirë se vetja jote mundet të udhërrëfejë ambicjen që ke për të arritur objektivin e 100 viteve….!?
Forca… Mos ndrysho asgjë nga regjimi jot, mos hiq dorë nga gjithçka ke bërë deri më sot….
Hajt, Tungjatjeta or Mik!
P.S – Fotot bardhë e zi, i përkasin filmit artistik shqiptar “Cirku në fshat”, si pjesë e fondit të AQFSH
Tiranë, e hënë, 08 janar, 2024



Burimi/Facebook


Leave a Reply