Sinan Ibrahim Ibrahimi është Babëgjyshi im shumë i dashur, të cilin e kujtoj me shumë mallë. Ishte i mençur, punëtor, i dashur mbi të gjitha ka qenë një humanist i madh për të gjithë pa dallim dhe dashamir i flakt i arsimit shqip. Ka ditur shkrim dhe lexim (autodidakt) dhe çdo herë n’a ka këshilluar të shkollohemi. Ai thoshte citat “Vetëm shkollimi e ngrit njeriun, e ngrit një komb, ndaj ne shqiptarët duhet të shkollohemi”, fund citatit. Babëgjyshi Sinan, së bashku me dy vëllezërit e tij Shaban e Deli Ibrahimi e kanë lëshuar shtëpinë e tyre për shkollë shqipe që nga viti 1948 deri më 1952, në Lagjën Shpat (Ish-Shupkovc), Mitrovicë. Për këtë shkollë ka folur Prof. Sejdi Sylejmani, Prof. Ymer Bahtiri, Ali Ibrahimi, Osman Shabani, Dibran Dibrani e shumë e shumë të tjerë. Vlenë të theksohet se të gjitha karrikat, bankat, tabelat për shkrim për mësim në këtë shkollë i ka gdhendur me dorën e tij Sinan Ibrahimi, nga dashuria që ai ndjente për mësimin në gjuhën shqipe. Ishte njeri i flaktë për të mësuar gjuhën amtare dhe për rilindasit tonë, që nga Jeronim De Rada, vëllezërit Frashëri, Qajupi, Migjeni, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e të tjerë.
Babëgjyshi Sinani ka qenë i martuar me Abide Prronajn nga fshati Bletaj ish Stanovc komuna Vushtrri. I kanë pasur pesë fëmijë: Ali, Mehmet, Fazli, Emine dhe Igballe.
Baba Sinan, unë nipi yt Hysen Ibrahimi dhe mbarë familja Ibrahimi krenohemi me veprat e tuaja, çdo herë si amanet tuajin që të mësojmë dhe të përparojmë.
Të kujtojmë me mallë me rastin e 120 vjetorit tuaj të lindjes, Baba Sinan.
Zoti e bekoft veprën e madhe të Sinan Ibrahimit dhe të gjithë atyre që u flijuan për shkollën amtare në gjuhën shqipe.
Burimi/Faceboook


Leave a Reply