( Ritual i përditëshëm )
Vrap në rrugë
Vrap në punë
Vrap në autobuz
Punën , mos e përbuz !
Vrap në shkollë
U bëre vonë !
Vrap në tren
Vrap, kur vjen !
Këto vrape, i paska jeta!
Me t’rrëme e t’ verteta
Vrap , dhe veç ,vrap
Në çdo rrugë e në çdo hap
Vrap n’mengjes
Vrap , me kujdes
Vrap në shkollë
O,mëndje- hollë !
Vrap , duke u veshur
Vrap , duke u xhveshur
Vrap atje , vrap këtu
Vallë, pse kështu ?!
Ikin vrapit, vijnë të tjera
Me vrap, sa kercet dera!
Vrap gatuaj, ah unë e mjera !
Vrap – vrap, si ngahera
Vrap në rrugë e vrap në derë
Fluturake, si përherë !
Vrap në punë , papushime !
Ah, ç’hoqe, merr mesime !!
Këtu, është sheshi
Këtu, është mejdàni
Këtij vrapi,
mos ju ndani….
Le t’ankohësh , sadopak !
Qënka jeta: “Maratonomak”!
S’thamë njëherë:” E fituam “!
Çfarë ” korrëm” , e gatuam !
Me, 03 janar, 2024.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply