Në dosjen e prokurorisë ndaj Ilir Beqaj në skenë del edhe emri i aktorit të humorit Ermal Mamaqi. Emri i Mamaqit del si ortaku i një restoranti në Tiranë të quajtur “Me Nam” i cili pret fatura fiktive për llogari të Ermal Kurtulaj me qëllim pastrimin e parave.
Ermal Kurtulaj komunikonte me administratoren Dhurata Thanasi, takim ky që ka qenë në mbikëqyrje të BKH-së.
Subjekti tregtar “Dhurata Thanasi Person Fizik me emrin tregtar “Luga e Arte”, me fushe veprimtarie “Tregtim me pakice te produkteve ush1imore tipike shqiptare, me adrese TIRANE Rr: Muharrem Butak, Pallati Rinia.- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin “Shërbim Kateringu” ne vlerën 259000 leke.
Ne datë 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj ka patur komunikimin (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kërkon kësaj që të futet ne aplikacionin BKT Smart dhe t’i çojë ne WhatsApp Ermalit te dhënat e llogarisë ku do te behet transferta.
Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuratën dhe duke qene se paratë i kane kaluar ne llogari i kërkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka tërhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i është dhënë shuma e parave.
Nga komunikimet është mësuar se këta dy shtetas janë takuar te bar “M.” te rruga e “Kosovarëve”. Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit “Bar MASHA”, ndodhur në rrugën e “Kosovarëve”, Komuna e Parisit, për datën 30.11.2023 ku nga pamjet filmike është evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mbërritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO dhe është ne pronësi te vëllait te tij, Sabjan Xhemal Kurtulaj.
Burimi/meganews.al


Leave a Reply