Përshëndetje,
Pak ditë më parë pata nderin të takoj Tony Blair. Ishte padyshim një nga takimet më të paharrueshme të jetës time sepse Tony Blair është njeriu që transformoi përgjithnjë të majtën europiane dhe një njeriu që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne. Qeverisja e tij u shënjua nga një sërë reformash të thella me karakter social, veçanërisht në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, prandaj edhe biseda jonë u zhvillua rreth situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe veçanërisht rreth Programin për një “Rilindje Shqiptare” dhe prioriteteve të qeverisjes së majtë të pas 23 qershorit siç janë taksimi i ndershëm apo dhe sistemi universal shëndetësor, bazuar në eksperiencën e suksesshme britanike.
Ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një “Rilindje Shqiptare”. Nuk kam as më të voglin dyshim se me Tony Blair dhe me skuadrën e tij ne do të kemi në krah një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm me një eksperiencë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një proces qeverisës të suksesshëm dhe për të bërë realitet programin tonë të Rilindjes Shqiptare.
Edi Rama
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply