
Shkruan: Vitore Stefa Leka
Kush është Ermira Zhuri !?
E lindur me 03 mars 1977 në Shkodër, ku ka mbaruar shkollimin tetëvjecar. Ka migruar në Itali në moshë fare të re së bashku me të ëmen, ku vazhdoi shkollimin e mesëm dhe të lartë Universitar, ka diplomuar në Jurispodencë, gjegjësisht ka specializuar në ligjin e emigracionit për të ndihmuar qytetarët e huaj, që të marrin statusin e shtetësisë, të sigurojë një punë të rregullt, një dinjitet të mirë dhe respekt të barabart. Ka punuar duke iardhur në ndihmë të gjithë nevojtarëve, pa marr parasysh racen e ngjyren, e veqenarisht bashkëatdhetarët e vet, pa dallim se nga cilat regjione të atdheut e te KOMBIT vijnë këtu në Itali. Është edhe presidente e shoqatës ILIRIA, shoqatë e shqiptarëve me seli në Provincen e Treviso. Ka shtetësin italiane, por asnjëherë nuk e ka mohuar origjinen prej nga vjen. Së shpejti do të përfundojë specializimin në Univerzitetin e Tiranes, ku do të fitojë titullin e lartë në Shtetin Shqiptar. Është kandidate serioze për këshilltare në Treviso, për zgjedhjet e 26 e 27 majit, të këtijë viti.

Pse duhet votuar, zonjushen nga Shkodra !
Sukseset e Dott.resa Ermira Zhuri, në lëmin e jurispodencës dhe në organizimet e shqiptarëve përmes shoqatës ku është presidente, duhet ti konsiderojmë edhe suksese të gjithë migracionit shqiptar. Andaj, duhet pa tjetër ta fitojë ulsen e këshilltares ! Iu bëj thirje ( të njejten thirrje po e dërgojëedhe italisht, te një shoqatë Italiane në Trevizo, së bashku me këtë shkrim), që ta votojnë të gjithë, se e meriton! Është një vajzë e rrallë Shkodrane, që me forcat e saj, duke sakrifikuar e punuar njëkohësishtë, si çdo emigrant mbaroi jo vetem fakultetin Juridik, po ndërkohë prej vitesh ka drejtuar shoqaten kulturore shqiptare ILIRIA ku në stafin e saj, ka intelektual dhe njerëz që punojnë me devotshmëri e pa u kursyer për të ruajtur lartë indetitetin tonë! Një punë të madhe ka bërë dhe po bënë nënkryetari, publicisti, poeti, gazetari,e profesori Beqir Cikaqi, për mbarëvajtjen e kësaj shoqate në veçanti, dhe në organizimin e aktiviteteve kulturore të migracionit shqiptar, në përgjithësi. Shoqata ILIRIA, është një nga shoqatat më aktive në gjithë pjesen e Italisë së Veriut! Do ta quaja pa ezitim, si AMBASADORE e Kombit tonë në Diasporë, e në veçanti presidenten e sajë Dottoresa Ermira Zhurin, një ambasadore shqiptare, ku përfaqson jo vetëm emrin e sajë, po gjithë kombin e sajë, e sidomos për propaganden e madhe që bënë për të ruajtur imazhin e femres shqiptare në shoqërin civile.
Në (vend) të përfundimit…!
Suksese Ermira e dashur, dhe shpresojë, e kam besimin më të plotë, qëdo fitosh ti! Ku do ta hapim “shampanjen” e fitores tuaj dhe gjithë shqiptarëve në Treviso. Do të iu tregojmëtë gjithëve se edhe ne shqiptarët dijmë dhe mundemi të jemi këshilltar,drejtues dhe organizator të mirë dhe të dinjitetshëm.
Pra, shqiptar të Trevisos, me të drejtë vote, data 26 e 27 maji nuk është larg, votoni Ermra Zhurin! Mos harroni!
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply