Gëzuar 29 nëntorin,ditën e madhe të çlirimit !
Lavdi e pērjetshme bijëve të rēnë pēr liri !
ME JU YJET NDRIJNË MË SHUMË
Ju që atdheut i dhatë një emër,
dhe tokën tuaj keni larë me gjak,
me bajonetë ju vranë në zemër,
para torturare s’u përkulēt aspak.
Shpirtin mbushur me dashurinë,
sytë e kthjellēt plot shpresë e jetë,
për një botë të re,shkatërruat skllavërinë,
Shqipërisë i sollët pranverën e vērtetë.
Ishit në moshën më të bukur, të rinisë,
në deje vërshonte pasioni ndizej gjaku,
s’duruat çizmen e huaj të robërisë,
shqipet hapin krahēt mbrojnë pragun.
Dhe u ngritët të gjithë përnjëmend,
nuk ishit pak plot njëzet e tetë mijë,
jemi vet zotër në këtë tokë, këtë vend,
Se kjo tokë ka lindur bija edhe bijë.
Dhe ikët si ëngjëj , tutje diku larg,
mbetët të rinjë,atje lart në qiell,
ju yje të pashuar,çelur në çdo prag,
liria e çmuar me ju ndrin si diell.
Sot jeni zgjuar nga i thellti gjumë,
ju trima me buzëqeshjen në buzë,
zëri juaj me grusht godet mē shumë,
me zemrën e zjarrtë e shpirtin shpuzē.
Për nënēn tuaj të shtrenjtën Shqipëri,
për ëndrrën e madhe kërkoni shpagim,
për çdo detyrim e për çdo padrejtësi,
me plagët e marra në trup ,jepni kushtrim.
Me veprën tuaj keni lënë një amanet,
nënën Shqipëri,askush mos me e prek,
se jeta juaj ishte e bukur vërtetë,
flamurin, idealin kishit më të shtrenjtë !
Trandafile Molla.Baja
Novara Itali


Burimi/Facebook


Leave a Reply