Shoqata ”Alba- Dansk” një shoqatë që është e themeluar që në vitin 2009, me punen dhe aktivitetin e saj , ka treguar vlerat e verteta të një kombi të qytetruar. E pranishme gjithnjë në aktivitetet madhore të këtij shteti , ne Mbreterinë e Danimarkës , ka përcjellë traditat, kulturen , artin dhe cdo fushë tjetër te shqiptarizmës. Kjo shoqatë ku në përbërje të saj , ka përfaqesues nga të gjitha trevat shqiptare , por njëkohsisht dhe qytetar danez , që kontribojnë në mënyren e tyre modeste. Zëri ynë shkon pranë institucioneve daneze , por dhe është përfshirë edhe në shoqatat e tjera të të huajve që jetojnë në këtë shtet Skandinav , ku nën ”cadren” e Komitetit të shoqatave të huaja (KUKS) , ka pronovuar vetëm vlera dhe për këtë vazhdimisht , shoqata është vlerësuar nga vetë Komiteti , por dhe nga Komuna e Kopenhagës dhe nga institucione daneze, disa herë. Cdo gjë e arritur në këtë shoqatë është falë kontributit të vetë anëtarve të shoqatës.
Te flasësh për gamen e aktiviteteve të shoqatës , do të duhej kohë e gjatë, por në këtë shkrim duam të përmendim edhe lidhjen e ngushtë që kemi me qeverinë Shqipërise , ku anëtarja e shoqatës tonë zonj. Shaqe Nilsen , ishte e pranishme edhe në Samitin e tretë të diasporës i mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë , në Tiranë , në datat 22 dhe 23 nëntor 2023 . Zonja Shaqe Nilsen është përfaqësuese e shoqatës në të tre Samitet e diasporës , ku përcjell ato shqetësime që ka mërgata jonë në këto Samite. Përndryshe Shaqja është një shofere autobuzi që bashkëatdhetarët e njohim mirë , sidomos ato që udhëtojnë në rrugët e kryeqytetit danez , Kopenhagë. Për punën e mirë të kësaj zonje ka shkruar edhe shtypi danez disa herë, ndaj shoqata , jo pa qëllim e zgjodhi Atë , që ta përfaqësoje shoqatën.
Të jesh anëtar i shoqates ”Alba – Dansk” është nder dhe krenari, sepse është një shoqatë që i shërben vetëm shqiptarisë dhe pronovimit të saj dhe nuk punon për privilegjet e veta, sikur shohim ndonjë shoqatë tjetër që është krijuar me synime të qarta individuale dhe jo për të pronovuar . E dhimbëshme por për fat të keq e vertetë , por cdo gjë ka një kohë skadence. Populli ka një shprehje të bukur ku thuhet ” Nuk mund të ecë gjithnjë kungulli mbi ujë ” . Kështu ka ndollur edhe me herët , kur kanë krijuar ”këpurdha pas shiu” , ku më pas ato ”fluska sapuna” u zhduken nga sipërfaqja. Nëse nuk i shërben të mirës për kombin tënd , por krijon dicka për të përfituar një person , apo një grup personash , herët a vonë je i dështuar dhe i falimentuar.
Shoqata ”Alba – Dansk” nuk e ka patur asnjëhere problem mbijetesen e saj , sepse puna e saj është e bazuar ,për qëllimin e vetëm dhe të mirë , pronovim dhe vetëm pronovim , në asnjë moment përvetësim . Kjo tregon dhe ftesat e shumta që i vinë kryesisë së shoqatës , nga institucionet daneze, nga shoqatat e të huajve dhe nga vetë ambasadat, që selitë e tyre i kanë në Danimarkë . Aq shume ftesa vinë sa nganjëhere është e pamundur tu përgjigjesh të gjithave . Pra kjo është ajo që thamë më lart , sepse të gjithë kanë kuptuar dhe besuar në punen dhe aktivitetin e kësaj shoqate . Ditët e fundit ishte dhe ftesa e ambasadës Spanjole , ku ishin të ftuar anëtar të shoqatës , me rastin e festës së tyre kombëtare !
Shoqata vazhdon në rrugen e saj të pronovimit , këtu edhe në pronovimin e talenteve të reja në të gjitha fushat . Shoqata mburret me punen e saj dhe antarët ndjehen mirë me ato aktivitete që zhvillojnë . Me që jemi në prag të festës së flamurit i urojmë të gjithë shqipëtarve festen e flamurit dhe ju themi që ta mbajnë lart frymen e shqiptarizmës dhe ta përcjellin këtë frymë edhe tek brezat e rinj .
Sektori I shtypit prane shoqatës ”Alba – Dansk”




Danimarkë me 27 nëntor 2023


Leave a Reply