Cdo fshat i banuar nga shqiptaret e sotem fsheh mistere dhe SEKRETE te gjenezes sociale te banoreve te tyre.
Ajo qe me pat bere pershtypje prej shume vitesh ishte fakti qe nje shoqja e ime e zyres (emer-mbiemer) pretendonte qe babai i saj kishte lindur ne Gur te Bardhe te Matit dhe origjina teper e larget e tij ishte nga Bullgaria.
Keshtu qe udhetimi i disahershem rreth Gurit te Bardhe te Matit pikerisht kete kishte per qellim: si perputhej origjina bullgare e banoreve te ketij fshati me figuren e Prelatit te Kishes Katolike dhe Shkrimtarit te hershem Pjeter Budi (1566-1622) te konsideruar shqiptar.
Rasti e solli qe me 11 nentor 2023 te vizitoja Gurin e Bardhe (vendlindja e diplomatit me emer Abdi Barleta dhe e studiuesit profesor Behar Gjoka; ky ishte pretendimi i banoreve te fshatit me te cilet ata krenoheshin) dhe te zbuloja disa te panjohura qe fshihte ky fshat. Morem Rrugen e Arberit dhe pasi kaluam dy daljet e paperfunduara te tynelit te Murrizit u cfaq djathtas tabela: Guri i Bardhe, 4 km. Rruga kalonte mbi nje ure te perforcuar dhe shume shpejt hasem shtepite e para (foto)
Fillimisht vizituam shtepine muze te Pjeter Budit (fotot) dhe te shtepive rreth e rrotull. Me shoqeronte nje shoku im, Besimi, me origjine nga Suçi ne afersi te Klosit, qe e njihte mjaft mire kete fshat, por qe sot jetonte ne Tirane Trokitem ne disa shtepi per te marre informacionin e desheruar. Qe te gjithe banoret e pranonin se origjina e tyre ishte nga Bullgaria, por kur vinte puna per ta lidhur me qenien e Pjeter Budit si shqiptar haste sharra ne gozhde. Dhe jo vetem kaq, por kur insistoja ne qenien e tyre Vlleh dhe jo Bullgare, me kundershtonin me kembengulje. Kjo me detyroi te fotografoja disa kulla dhe shtepi te Gurit te Bardhe (fotot) duke i krahasuar me kullat e Macukullit (foto) per te pare ndryshimin midis tyre e per rrjedhoje edhe prejardhjen e banoreve te tyre. Banoret e Gurit te Bardhe pretendonin se ndodheshin ne keto troje prej 600 vjetesh dhe fillimisht fshati kishte qene me ne veri ku ndodheshin themelet edhe te nje Kishe te vjeter (rreth 3 km – foto), pa e zberthyer kohen se kur kishte ndodhur levizja e banoreve nga njeri pozicion tek tjetri
Ҫudia ishte me e madhe kur vizitova Xhamine e fshatit (fotot). Qe ne fillim e kuptova se ndertesa kishte qene Kishe Ortodokse me stilizim afer Vlleh (oborri i jashtem, por mungonin harqet), qe me vone ishte bere Xhami, por mungonte minarja, per te cilen banoret pretendonin se ishte prishur me 1967. Me thene te drejten dyshova per kete fakt, sepse nuk kishte asnje gjurme te nje minareje imagjinare. Menyra ndertimore e Kishes ngjasonte shume me ndertimet e takuara ne fshatrat e Ures Vajgurore ne Berat persa i perket brezave antisizmike, por me nje cilesi me te larte (foto).
Ne vazhdim vizituam “Turizmin” e fshatit (fotot), qe me thene te drejten ishte nje mrekulli jo vetem per ate vend. Pime nje kafe dhe biseduam gjate me pronarin e lokalit, Avniun, mbi gjendjen sociale te banoreve te fshatit Guri i Bardhe. Fshati ishte i gjate mbi 3 km dhe i gjere afer 1 km; pretendohej se kishte pasur afro 300 shtepi, me 2015 vetem 700 banore, dhe lidhej me epoken e Skenderbeut (Kalaja e Petralbes).
Pa dyshim fshati Guri i Bardhe lidhej me epoken e Skenderbeut dhe familjen Kastrioti ku pretendohej te kishte lindur Heroi yne Kombetar, por kerkimet mbi kete teme lidheshin me vendkrijimin me te pare te tij, ku dikush kishte filluar kerkimet privatisht per te gjendur gjurmat e Kishes se Vjeter.
Tentativa per te zbuluar gjenezen Bullgare te Pjeter Budit nuk dha rezultat edhe pse banoret e pranonin qe prejardhja e tyre ishte mbi 600 vjecare nga Bullgaria. Ne fakt ata e lidhnin gjenezen e tyre ngjashmerisht me Goranet e Shistavecit edhe pse gjuhen e tyre te origjines e kishin harruar teresisht.
Gjithsesi te jete puna mbi figuren e Pjeter Budit bie dyshimi mbi origjinen e tij etnike dhe nuk eshte mire te mesohemi t’a fshehim ate sido qe te jete rezultati.









Burimi/Facebook


Leave a Reply