Pse Rozafa sot derdhi lotin
Trublloj qiellin e nxini motin
Kalasë sot ju shemb anë muri
N’kto ditë festash qan flamuri.
Qan flamuri në valvitje
Ktë flamur dhe n’botë e n’drite
I the botës me ken shkodran
Besa e zotit tana i ban.
Taraboshi sot zbriti n’Bunë
Ma jep lotin ta k’thej n’ lumë
Një jetë t’gjatë na dhe buzëqeshje
Shumë humor fale k’saj jete.
Mësuem emrin shokut Xhemal
N’skena t’m’dhaja ideal
Shpejt e shpejt Çaplinin m’suem
N’humor tand n’mëngjes u z’gjum.
Si mjaltë n’hoje si e mbledh bleta
T’fali zoti ty o Zef Deda
Ambëlsi gjithmonë humori
Deri sot si vdekja t’mori.
Shumë dekada në skenë buzëqeshe
Në të mirë e në të keqe
Duartrokitjet të mbajtën gjallë
Qeshën, gëzuan kudo shqiptar’t.
E tan Shkodra n’zi ka ra
Thonë për Zefin nga jeta u nda
Kurrë humorin vdekja se tret
N’mes humorit ti rron për jetë.
K’jaj moj Bunë n’lotin e dhimbjes
Midis jetës midis ikjes
Nuk i vdes Kombit humori
Janë t’pavdekshëm, ju qesh dhe vorri.
I përjetshëm humori dhe kujtimi juaj i madhi Zef Deda ! Trupi yt u prehtë në paqë të përjetësisë !
24nëntor/tiranë/b/m



Burimi/Facebook


Leave a Reply