Ne saje te ndihmes te mikut tim Aleksander Zojzit (nipi i Prof. Rrok Zojzit) me rane ne dore para do kohe dy botime te vjetra qe lidheshin direkt me problemin historik te Voskopojes, por qe kishin nje analize jo te njejte (ky ishte shkaku me i pare qe me detyroi te zgjeroj studimin mbi Voskopojen). Njeri burim ishte i kohes se lavdishme Mbreterore, nen drejtimin e te vetmit Mbret qe kane pasur shqiptaret, ZOGU i I-re (1933), ku behet fjale per autorin prestigjoz Profesor Ahmet Gashin dhe vepren e tij mesimore “Shqipnia Gjeografike” (foto 1, 2, 3) dhe, tjetri, i kohes fashiste (1942), ku behet fjale per buletinin e permujshem te turizmit shqiptar (1940-1944) me emrin “DRINI”, i cili botohej ne dy gjuhe italisht-shqip (foto 4, 5) ku ne numrin 4 te vitit te III te botimit ka nje artikull mbi Voskopojen (foto 6, 7), krahasimi i te cilave na tregon se nga e mesuan komunistet shqiptare metoden e mashtrimit dhe fallsifikimit te Historise.
Ne librin e Profesor Ahmet Gashi mbi Voskopojen shkruhet (f. 81-82):
“Voskopoja gjindet ne perendim te Korçes (23 km larg) ne mes te pllajes me ate emen, ka qene nje qytet i themeluem prej Vllehvet me 1330. Ky qytet me 1769 kishte 18.000 shtepija, mâ se 30 kisha, nji shtypshkronje, nji bibliotheke te çmueshme edhe shume shkolla. Numuri i vendasve i mberrinte atehere deri me 100.000 fryme, por me kete date, d.m.th. me 1769 u zhbi krejt prej banoreve te rrethit. Sado qe u rindertue disa here e rrenue e u dogj prap. Prandaj sot na paraqitet me germadhat e panumerta te ndertesavet te moçme, me te cilat lulezonte dikure. Neper keto germadha sot banojne nj’a njeqind familje tue formue nji katund. I cili asht edhe qendra e komunes me kete emen”.
Ne Jug te Voskopojes (15 km) gjindet katundi i Vithkuqit, i cili asht vend-lindja e Naum Veqilharxhit, qe e pat bame abetaren e re te gjuhes shqipe qysh me 1844 edhe me ate mundohesh me e perhape mesimin ne gjuhen e vendit qysh atehere.”
Ky eshte informacioni me i vjeter mbi gjenezen e Voskopojes qe kam gjetur te shkruar nga nje shqiptar, por qe ka nevoje per disa interpretime te vogla. Gjeja me interesante qe bie ne sy eshte mos perputhja e fjalise “abetare e re e gjuhes shqipe” me fjaline “mesimi ne gjuhen e vendit”. Kjo mos perputhje te çon ne mendimin qe Naum Veqilharxhi me abetaren e vet perputhi pikerisht gjuhen Vllehe te banoreve te Vithkuqit me gjuhen e re shqipe ku ishin implementuar prej shumekohesh banoret e atyre aneve.
Pas 9 vjeteve, dmth me 1942, ne Shqiperi do te botohej nje reviste turistike ne dy gjuhe (italisht-shqip foto 4, 5) ku do te flitej edhe per Voskopojen “tone” (ky term, ne thojza, nuk nenkupton as parashqiptaret dhe as shqiptaret, por trashegimtaret e drejteperdrejte te themeluesve te Voskopojes). Ne ato rreshta (f. 1-5) midis te tjerave shkruhet (foto 6, 7):
“Grumbujt e rrenimet te Voskopojes jane te hijta si guret e atyne pak shtepijavet te ndertyeme ne rethin e qytetit te vjeter, i themeluem si duket ne vitin 1300, mbi rrenime qe ekzistojshin ma perpara. Shtepijat e pakta qe shpetuan bashke me disa rrenime te vjetra, nga furia e pafrenueshme e ngjarjeve dhe e njerzvet, jane tepricat e vetme t’atij qyteti qe ishte nje nga qendrat ma te randesishme industriale e tregtare e i kultures deri ne shek. e XVII, XVIII, d.m.th. deri ne shekullin e djegjes e te grabitjes, qe ngjau ne vitin 1771, gjate turbullimevet te pushtimevet te huaja.
Te pakten sot banesat e plot melankoli, ne mes t’atyne grumbujve te rrenimeve. Nga te 50 mij banore te kohnavet t’arta te historis se saje demografike Voskopoja sot nuk ka ma teper se 400 banore.”
Nga ky material, duke lene menjeane ndryshimin e datave te themelimit dhe shkaterrimit te Voskopojes, nuk kemi asnje informacion mbi themelimin e saj dhe njerezit qe kane banuar dhe banojne sot. Nga ana tjeter, pranohet qe Voskopojen e shkaterruan pushtuesit e huaj duke e ndryshuar ate qe ka shkruar profesor Ahmet Gashi. Ne keta rast eshte fshehur permasa e konfliktit social midis krahinave ku banonte popullata shqipfolese duke nenkuptuar mos ekzistencen e saj.
Kjo mosperputhje, thelbesore per shkencen e historise, me shtyu te kerkoj dicka me shume perpara vitit 1933 dhe ne kete menyre u perplasa me vepren e Teki Selenices “Shqipria me 1927”, vell. 1, 2, Tirane 1928 (foto 8, 9), ku flitej per Voskopojen (foto 10).
Ne librin me te plote statistikor mbi Shqiperine perpara 1945 shkruhet:
“Ne Voskopoje: Ky katund i shkretuar dhe nje here me 1916, asht ngrehur me 1330 dhe ka pasur 14.000 shtepi te gurta e te bukura si kunder deshmojne germadhat e saj edhe sot. Me 1769 Voskopoja u prish dhe prishja u be aq e shpejte sa ne muret e manastirit te Shen Jovanit gjenden keto shkrime: “O Voskopoje! O Voskopoje ku eshte bukuria jote qe kishe gjer me 1769”.” (f. 316).
Te pakten dy datat (e themelimit dhe e shkaterrimit) e perputhin kete thenie te Teki Selenices me ate te Profesor Gashit.
Nga analiza e ketyre materialeve vihet re qe vetem profesionisti gjeograf, profesor Ahmet Gashi, ka qene i afte te jape nje analiza te plote mbi lindjen, zhvillimin dhe shkaterrimin e Voskopojes ne vetem pese rreshta.
Nuk e di a i sherben kjo analize historianeve shqiptare ne veprat qe shkruajne, te pakten mbi Voskopojen. Ka nje arsenal bibliografik mbi kete problem pergjate periudhes 1945-2023, ku cdo rresht dhe fjale eshte nje shpikje larg realitetit historik te perjetuar.







Burimi/Facebook


Leave a Reply