Shkrimtar i shquar ITALIAN (21.10.1846 – 11.03.1908)! Ishte romancier, gazetar, poet dhe shkrimtar i tregimeve të shkurtra italiane. Bota e tij fisnike u fokusua dhe rrezatoi edhe te Letërsia për fëmijë. De Amiçis ishte bashkëkohës me Kolodin. Lindi në Onelja (krahinë e Torinos) dhe vdiq në Bordigera (buzë detit, pranë San Remos).
Karierën letrare e hapi me librin “Jeta Ushtarake”, ku hodhi mbresat dhe përvojën nga jeta në ushtri. Në vitet ’80 punoi mësues i klasave fillore në Torino dhe njohu botën e fëmijëve, problemet e shkollës. Më vonë qe shkrimtar profesionist. Veprat e tij kanë karakter të theksuar didaktik. Përveç librit “Zemër”, tema e jeta e shkollës trajtohen edhe në librin “Romani rreth mësuesit”.
“Zemra” që kishte ditëlindjen, më 17.10.1886, rrahu përjetësisht dhe “fluturoi” si një dallëndyshe me një sukses të jashtëzakonshëm: brenda pak muajsh u shtyp në 40 botime italiane dhe u përkthye në dhjetra gjuhë.
Veprën e De Amiçisit e karakterizon optimizmi, dashuria e madhe për jetën. Ai është humanist. (Libri i plotë “Zemra” u përkthye e u botua në vitin 1923 -ribotuar në vitet, 1930, 1938) nga shkodrani Karl Gurakuqi. – Pas Çlirimit kjo vepër u përkthye nga Halit Selfo më 1957; është ribotuar në vitet 1964, 1977, 1997 nga Sh. B. “Mësonjëtorja, etj.).
Fjalë për romanin “Zemër” (1886)
– Autori e paraqet librin si ditar të mbajtur nga nxënësi Enrik gjatë vitit shkollor.
– Nga tipologjia, romani është ndërtuar në formën e një mozaiku.
– Tregimet janë të shkruara bukur e plot frymëzim, dhe në të shumtën e rasteve janë prekëse.
– Përshkrimet e sakta, vërejtjet e holla që bën, zotësia për t’u futur në botën e brendshme të fëmijëve, dashuria e ngrohtë që ka ai për ta, stili i rrjedhshëm dhe sinqeriteti e bëjnë romanin një vepër me mision edukues.
Prof. Alberto Brambilla i Universitetit të Sorbonës shkroi se, “… historianët e letërsisë italiane e konsiderojnë atë [ Edmondo De Amiçis ] një “Autor të vogël”, por se botimi i “Kostandinopojës” është dëshmi se De Amiçis “ishte një nga autorët italianë më të njohur jashtë vendit”. Për këtë vepër shpreh konsideratën e tij të veçantë dhe shkrimtari i shquar Turk Orhan Pamuk, i cili vlerëson talentin e De Amiçis-it të madh dhe të magjishëm.
Shkodër, më, 28.10.2023 ( Xhahid Bushati )
Burimi/Facebook


Leave a Reply