I kemi shqyer dyert e dritaret e ketij vendi per te rrespektuar te drejtat e të ashtuquajturit minoritet grek ne Shqiperi.
Bëmë e ç’farë nuk bëmë qe të krijohej asociacioni i komunave me shumice greke ne Shqiperi,te nderoheshin vrasesit e vëllezërve tanë si vasil shahini me te tjere,te nderohej nje i vrare nga policia ne shkelje te ligjit si Kacifas,te nderpriteshin punimet ne memorialin e Hormoves ku u vranë mbi 200 shqiptare te pafajshem,te mos permendnim kurrë Çamerine dhe popullin shqiptar ne Greqi dhe ne fund te falnim edhe detin,pas gjithë atyre grabitjeve te trojeve shqiptare ne histori.
Kemi bere leshime pa fund e ne balle te tyre ka qene politika shqiptare dhe lideret tane politikë,trima e kapadai me popullin e vet,te nenshtruar e servilë pa kufi ndaj Europes dhe kojshive tanë,mjafton qe ata te mos i preknin kolltukun e privilegjeve e te pasurise,kolltukun ne te cilin u fryne si gjela deti,mbi kurrizin e popullit te vet.
Me kujtohet nje proteste tek dyert e Presidences se Shqiperisë.
Vajtem nga levizja KUQ E ZI te protestonim e ti kerkonim Presidentit Nishani,ti hiqte Janullatosit,urdherin e lartë GJERGJ KASTRIOTI,te dhënë nga Presidenti i rradhes,TOPI.
Me çdo gjë në botë mund të kishte lidhje JANULLA por me emrin e heroit kombetar te shqiptarve,me emrin e SKENDERBEUT nuk kishte asnjë lloj lidhje.
Atë ditë binte një shi i paparë dhe megjithe kete fakt,ne vajtem atje dhe bëmë detyren.
Media gjithashtu ishte prezente nga shume televizione te asaj kohe.
Me kujtohet mirë se protesta pati jehone te madhe ne popull por asgje nuk levizi nga vendi.
Asnje fjalë nuk e thanë politikanet tanë,nga ata qe ishin dhe jane edhe sot sepse benin “politike te madhe”e nuk merreshin me vogelsina.
Dy prej tyre,kryeministra u dekoruan me urdhera e medalje nga kisha greke e njeri prej tyre edhe president më vonë,i dha Janullatosit,nenshtetesine shqiptare.
Te tilla turpe,ne mardheniet me shtetas te nje vendi,me politika armiqsore me shume se 100 vjeçare ndodhin vetem ne Shqiperi.
Populli heshte e politikanet e ketij vendi majmen,luajne syrin e tallen me fatin e popullit te vet.
Shkoni ne Elbasan e futuni ne kalanë e qytetit.
Ne pak metra katrore ndodhet kisha e famshme ortodokse e Shen Merise ku ben lutjet e rradhes,ate Nikollë Marku.
Ngjitur me kishen ne fjalë ndodhet varri i Kostandin Kristoforidhit e perballë saj ndodhet nje nga godinat e para te shkolles normale te Elbasanit.
Te gjithë ketij ansambli kulturor e patriotik te shqiptarve, ja ka venë synë Janullatosi.
Qeveria heshtë dhe asnjë investim nuk eshte berë ne keto objekte te trashigimise tone kulturore dhe historike.
Shkoni ne Permet dhe interesohuni per fatin e shtepise se kultures,NAIM FRASHERI.
Nje beteje e gjate gjyqsore u zhvillua midis kishes ortodokse te ashtuquajtur autoqefale shqiptare dhe administrates shtetrore ne Permet.
Beteja,sa më kanë thënë,u fitua nga kisha dhe shtepia e kultures e humbi te drejten mbi pronesine duke rrexuar edhe emrin e NAIM FRASHERIT te paharruar.
Shkoni ne Frasher dhe shikoni se ne çfarë derexheje eshte lene shtepia muze e vellezerve Frasheri,shikoni edhe rrugen Permet/Frasher e cila eshte si mos me keq.
40 km rruge e cila vetshlyhet shumë shpejt nga vizitat e organizuara te shkollave te Shwiperise e Kosoves bashke janë lēnë ne meshiren e fatit.
Shkoni ne Durres dhe shikoni se ku eshte lene monumenti i themeluesit te kishes ortodokse autoqefale te Shqiperise FAN STILIAN NOLI.
Mesa duket NOLIN E MADH te shwiptarve nuk e don Peshkopi grek Janullatos ndaj busti i tij lihet jashte territorit te kishes,buze rruges ne afersi te portit te ketij qyteti.
Qytetarë te Shqiperise.
Thashë shumë pak nga ato ngjarje e data qe lidhen me ne te gjithë,me fatin tonë te perbashket.
Perballë kemi censusin ku qytetaret e ketij vendi do te deklarohen per vendbanimin e tyre,kombesinë,besimin fetar…!
MOS HARRONI SE CENSUSI NUK ËSHTË DHE KAQ I THJESHTË.
Sapo te ju vinë tek shtepia kujtohuni se cilet jeni ne te vertete,kujtohuni se si punojne komshite tane per interesat e tyre,kujtohuni se sa na kane vrare,fyer,grabitur e dhunuar pa mëshirë,kujtohuni se sa te medhej ishim e sa te vegjel kemi mbetur ne keto troje qe na lanë baballaret e gjysherit tane.
Kujtohuni se jemi shqiptare,nje nga popujt me te vjeter te botes qe flet gjuhen me te vjeter te kontinentit europian.
Kur te ju vinë tek shtepia,te jeni krenarë qe jeni iliroarberore dhe mos harroni kurre qe ne Shqiperine tone te huajt e konvertuar/kthyer po na tregojne se sa jemi greke e sa jemi shqiptare.
Ortodoksit tane jane bijte e shqipes dhe vazhdues besnike te vepres se Negovanit,Luarasit,Nolit,Kristofor Kisit e Visarion Xhuvanit me shokë.
Mos harroni edhe titullin e ketij shkrimi,të marrë nga nje thënie e peshkopit Anastas qe uroj te mos e kete thënë.
E në fakt nuk eshtë thënie por deklaratë qe ta dridhë shpirtin…!
Dashamir Uruçi,
Shkoder,
20 shtator 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply