Kjo është çështja.
Ky është një medikament shumë i fortë anti-inflamator që jepet për disa sëmundje që shkaktojnë inflamim.
Nevoja më ka mësuar të njihem me këtë medikament dhe me përdorimin e tij. E kam përdorur 4 vite me radhë dhe ishte derman.
Të njohur të mi,sot kanë nevojë ta përdorin.
Si me çdo medikament tjetër që përshkruhet nga mjekët, shërbimi farmaceutik tregëton vetëm ato që i regjistron shteti i korruptuar. Methotrexate këtu tregëtohet vetëm tabletë. Injeksioni nuk është i regjistruar. Nuk e regjistron korrupsioni dhe shteti antishëndet i Shqipërisë.
Problemi i tabletave, e kam të provuar në kurriz këtë gjë, është se duhen shoqëruar me medikamente shtesë antiacid dhe antimykotik. Përveç medikamenteve bashkëshoqëruese që mbrojnë veshkat nga acidi urik.
Ndërsa marrja me injeksion heq efektet anësore të traktit gastrointestinal. Ndaj perëndimi ka shpikur marrjen e këtij medikamenti me shiringa të gatshme dhe me dosazhin e përshkruar nga mjeku. Pacienti e administron vetë këtë gjë, siç bëjnë diabetikët insulinën.
E thjeshtë, komode, praktike dhe pa dëmtime anësore.
Por nuk është produkt i regjistruar, për pasojë i palejueshëm për t’u përdorur nga shqiptarët që kanë mbetur këtu.
Pa dyshim që ata që kanë nevojë duhet ta blejnë jashtë këtë medikament, dhe lirë madje. Por gjithmonë me rriskun që ta zenë në doganë e ta quajnë edhe kondrabandë. Se ilacet e mira ky shtet maskara i quan kontrabandë. Niseshtenë që shesin këtu e quajnë të regjistruar.
Bahhh!
Krim?!
Është shumë pak.
Nëse ska ligj e drejtësi, shpresoj të ketë zot dhe kancer që të marrë vendimet e duhura për këto shtetarë që vendosin kundër shëndetit të njerëzve!
Sdi ç’a të them tjetër.
Burimi/Facebook


Leave a Reply