I nderuar Doktor Berisha.
I dashur Ajet.
Njerëz të afërt të Azemit dhe Besimit.
Të nderuar pjesëmarrës.
Pas pak orësh mbushet plot një çerek shekulli nga vrasja që tronditi themelet e brishta të demokracisë shqiptare, vrasja që goditi zemrën e pluralizmit politik shqiptar, vrasja që riktheu pushkatimet pa gjygj ndaj kundërshtareve politik.
Pushkatimi i Prijësit të Lëvizjes Studentore shënoj kulmin e krimit politik në Shqipërinë post komuniste, vend që kishte më pak se tetë vite që ishte çliruar nga njëra prej diktaturave më gjakatare të lindjes komuniste.
Përgjatë këtij çerek shekulli ne bashkëpunëtorët e Azemit jemi përpjekur të bëjmë gjithçka për të lartësuar dhe mbajtur gjallë kujtimin dhe vlerat e Azem Hajdarit: si Lider, si politikan karizmatik, si njeri e veprimit dhe aksionit politik,si politikan i pakorruptueshëm, si patriot, familjarë dhe qytetar i përkushtuar.
Por, ka do kohë që fatkeqësisht kam konstatuar, që s’ja kemi dalë ta përmbushim këtë mission, nuk ja kemi dalë ta shndërrojmë shembullin dhe figurën e Azem Hajdarit dhe Besim Ceres në frymëzim, në burim shprese dhe besimi për lirinë, demokracinë, ndershmërinë dhe dinjitetin njerëzor.
Azem Hajdari qëndroi më pak se tetë vite në politikë por gëzoj mbështetje si asnjë politikan tjetër nga Gjirokastra në Tropoj, nga Dibra në Shijak, nga Shkodra në Vlorë.
As njëqind, as dyqind deputet së bashku në këto 32 vite parlamentarizëm qofshin të opozitës apo të mazhorancës nuk kanë mundur të lënë gjurmët që la pas Azem Hajdari vetëm në shtatë vite si deputet në Parlamentin shqiptar.
Kush mund të më gjëjë një shoqërues të vetëm ndër të gjithë punonjësit e gardës ndër vite, që pasi ja përshkuan gjoksin mbi gjashtëdhjetë plumba kallashnikovi (inventar i policisë së shtetit vrasës) e theksoj inventar I policisë së shtetit, bie në krye të detyrës duke mbrojtur me trupin e tij Azem Hajdarin.
Askush përvec Besim Cerës, ky është heroi, ky është shembulli më dinjitoz i sakrificës sublime në kryerjen me shenjtëri të detyrës.
Shihni sot, por edhe dje shoqëruesit e përsonaliteteve, që të gjithë pa përjashtim janë sekser, milioner, tregtarë, dallaverexhi dhe hajdutë ordiner.
Ndaj e them me dhimbje që ne pavarësisht përpjekjeve, pavarësisht vullnetit pozitiv nuk mundëm ti shndërrojmë Azemin dhe Besimin në burim shprese, kurajoje dhe besimi për të forcuar lirinë , demokracinë dhe shtetin ligjor.
Akoma edhe sot e kësaj dite qindra mijëra shqiptarë mbajnë për heronjë komunistët jugosllave Vojo Kushi e Branko Kadia, Mehmet Shehun dhe diktatorin Enver Hoxha.
Kjo është një prej arësyeve thelbësore përse jetojmë në llum, përse pranojmë të qeverisemi nga hajdutë dhe kriminele.
Kjo është arësyeja pse bëjmë një hap para dhe dy mbrapa në ndërtimin e shtetit ligjor, në progres të proceseve integruese dhe në zhvillimin e shoqërisë demokratike.
Ndaj në këtë 25 vjetor të vrasjes së Orës së Demokracisë shqiptare, duhet që secili prej nesh të zotohet para Flamurit, para gjakut të Azem Hajdarit dhe Besim Cerës që do të bëjmë çdo lloj sacrificë për rikthimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë për të cilat u flijuan heronjtë tanë.
Lavdi përjetë vepres së ndritshme të Azem Hajdarit.✌🏻
Lavdi përjetë heroizmit dhe sakrificës sublime të Besim Cerës✌🏻
Ju Faleminderit.
(Fjala e mbajtur sot në ceremoninë memorative, me rastin e 25 Vjetorit të vrasjes se Azem Hajdarit dhe Besim Ceres.)
Burimi/Facebook


Leave a Reply