Claudio Magris në librin e tij të titulluar ” Udhëtim pa mbarim” ka një përkufizim krejt interesant mbi procesin e udhëtimit, i cili në ligjëratë të drejtë është; “Të udhëtosh nuk do të thotë vetëm të kalosh në anen tjetër të kufirit, por edhe të zbulosh se gjithnjë ke qenë nga ajo anë.”
Më është ngulitur ky formulim, pasi tregon një të vërtetë të madhe. Qytetërimi duhet prekur fillimisht me mendje. Prekja mendore, ose më saktë takimi mendor me qytetërimin, të bën të kuptosh se kur kalon kufirin e vendit tënd për të prekur një copëz të qytetërimit evropian, ti je takuar tashmë me të. Je takuar përmes letërsisë, pëmes muzikës, përmes pikturës dhe me durimin e një milingone ke rrjepur vazhdimisht lëkurën e vjetër për ta zëvendësuar me një të re, në mënyrë që të mos mbetesh peng as i vendit ku ke lindur dhe as i ambientit që të rrethon.
Ithtarët e analfabetit Veliaj janë të shumtë. Ajo çka t’i vret sytë është se mbështetja për të vjen dhe nga shqiptarë që kanë shumë vite që janë larguar nga Shqipëria dhe kanë ngritur jetën e tyre diku në një qoshk të Evropës. Si rregull, kundërshtia e parë për gjymtimin dhe kullëzimin e Tiranës duhet të vinte nga këta shqiptarë, por pëŕ çudi nga këta shqiptarë vjen dhe mbrotja më fanatike për Veliajn.
Kam menduar shpesh se cilat mund të jenë arsyet që mund t’i shpien këta shqiptarë në mbrojtjen fanatike të Veliajt dhe paraqitjen e tij si e ardhmja e ndritur e Shqipërisë. Përtej interesave meskine personale, unë besoj se ka një të vërtetë më tragjike që i shtyn këta njerëz të mbrojnë Veliajn. Cila është kjo e vërtetë?!
Shqiptarët në fjalë ndihen të përjashtuar në vendin ku jetojnë në Evropë. Nuk kanë arritur të krijojnë një marrëdhënie të brendshme dhe të natyrshme me realitetin evropian ku jetojnë prej dekadash dhe jetojnë atje fizikisht, pasi mendërisht janë në Shqipëri. Pra, duke iu rikthyer Magris-it nuk kanë qenë kurrë në anën e Evropës, pasi nuk janë takuar ndonjëherë se brendshmi me të.
Mund të kenë studiuar atje, mund të flasin disa gjuhë, por i gjithë ky proces është bërë së jashtmi, njësoj si një veshje që dikush nxiton t’i thotë firmën. E thënë shkurt, Evropa për këta shqiptarë është si një veshje firmato që adoleshentët e përjetshëm e nxjerrin në Instagram.
Nëse këta shqiptarë do të kishin përvetësuar realisht vlerat e qytetërimit në të cilin jetojnë, do të kishin qenë opozita më e mirë për vendin në çdo kohë, pasi do të përballnin standardet evropiane të qeverisjes me standardet e qeverisjes shqiptare.
Për sa kohë diploma në Evropë dhe jeta brenda saj prej dekadash do të jetë një veshje firmato instagrami, kandidati për qeli Veliaj dhe vrasësi me pagesë i Tiranës, do të ketë gjithmonë ithtarët e tij.
Post Scriptum- Përjetojeni Evropën para se të shkolloheni dhe të jetoni atje.
Elona Caslli
Burimi/Facebook


Leave a Reply