Nuk është një lajm që nuk dihet apo që nuk është shkruar. “Pamfleti” ka ngritur shumë herë shqetësimin për të dhe aferat që ajo drejton. Por tani është zyrtare dhe e provuar: Zv/Kryeministrja e Shqipërisë, Ministrja e Industrisë dhe Energjetikës, një prej emrave më të fortë në qeveri, e vetmja që i ulet përballë Edi Ramës, Belinda Balluku është vetëm me shkollë fillore. Të sigurta ka vetëm 8 klasë shkollë dhe kjo tanimë është vërtetuar. Gjimnazin e ka lënë në vitin e katërt dhe është larguar për në Greqi.
E vënë nën hetim për fshehje të pasurisë, agjentë shqiptarë të SHISH kanë hetuar deri në Greqi për të plotësuar dhe faktuar dosjen e një prej emrave të qeverisë që në Shqipëri bën ligjin.
Për ata që e njohin, faktet nuk janë për t’u çuditur, por për opinionin e gjerë publik po!
Belinda Balluku gënjen kur thotë se është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim Biznesi dhe se mban titullin juriste. Ku e mori këtë titull? Kush ia dha? Hetimet kanë zbuluar se diplomat që pretendon ministrja famëkeqe janë të gjitha false.
Belinda Balluku ka ardhur në Shqipëri, si Asistente e drejtorit grek të një kompanie në fund të viteve ’90-të. Bijë e një e emigranteje, Belinda nuk ka pasur mundësi financiare të vazhdonte shkollën prandaj kur ajo arriti një farë moshe, ndihmonte të ëmën në punë si sanitare vilash të njerëzve të pasur. Aty u njoh me atë që e solli në Shqipëri si asistenten e vet, plaku i famshëm grek, duke i mësuar sekretet e zanatit e duke i ushqyer ambicien. Prej asaj jete të vështirë prej nga vinte, Belinda Balluku u shndërrua në një përbindësh që përpinte këdo që i dilte përpara në rrugën e karrierës.
E vuajtur, por me intuitë të saktë, në kohën e duhur ajo ‘gjuajti’ Edi Ramën dhe prej asaj kohe nuk iu nda më. Bëri para, karrierë dhe arriti aty ku është sot, e dashura e një eksponenti të botës së krimit, por edhe një nga njerëzit më me pushtet dhe të fuqishëm të Edi Ramës.
Gjë që nuk e ndryshon të vërtetën se zv/kryeministrja jonë është pa shkollë. Diplomat që ka, i ka falsifikuar kur filloi punë në shtet dhe iu desh të vërtetonte se kishte studiuar diku. Për këtë SPAK ka pyetur për 4 orë edhe autoritetet e fakultetit juridik të Shkodrës ku Belinda thotë se ka studiuar vitet e fundit, gjatë kohës kur ishte ministre.
Belinda bëri sikur kishte përfunduar Institutin Teknologjik të Athinës dhe e quajti të kryer punën e dokumentacionit që i duhej të depozitonte tek burimet njerëzore.
Me kohë, gjatë punës si drejtoreshë e madhe e ALBCONTROL ajo pati mundësi të merrte kollaj dy diploma nga IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror), për të cilat, për fatin e mirë të saj, nuk i duhej të hapte kapakët e ndonjë libri.
Me diploma false dhe nën hetim për pasuri të fshehura: Ju
Me këto Belinda mundohet të mbulojë diellin me shoshë.

Por 7 pash nën dhe, 70 mbi dhe, thotë një fjalë e vjetër.
E vënë nën hetim për fshehje pasurie, si pronare e një vile në Dhërmi, ndërtuar nga një partner i vjetër në vjedhje, Pandeli Carapuli, Belinda Ballukut i janë hapur dosjet.
Konkubina e preferuar e Bablokut ka dalë me dosje të zezë qysh në fillim të hetimit. Pas vilës së Dhërmiut, të fshehur nën emrin e një të afërmi të saj, agjentët e SHISH kanë zgjeruar hetimet në Londër, ku gjithashtu Shtriga e qeverisë ka prona që kushtojnë miliona paund, por edhe në Vjenë ku ka çuar të birin për shkollim. Pa u munduar shumë, agjentët kanë mbledhur prova të mjaftueshme dhe për ta çuar punën deri në fund ata i janë kthyer edhe jetës së zv/Kryeministres në Greqi. Këtu nuk mban më ujë pilafi: Shqipëria drejtohet nga një njeri pa shkollë, me fillime të errëta karriere dhe lidhje gjithashtu të errëta në të shkuarën dhe të tashmen.
Fytyra e vërtetë e Belindës po shfaqet pak nga pak dhe tani ka mbetur vetëm qe dosja e saj të merret nga prokurorët dhe çështja të hetohet haptazi.
Çfarë ka bërë Belinda ndërkohë që ndodhnin këto? Ka sulur ushtrinë e piranjave dhe është gati të paguajë çdo lloj çmimi që çështja të mbyllet.
A do ia dalë dot?
Marrë nga Pamfleti


Leave a Reply