Ndaloj gërriçi t’hante një ferrë
Prit ku shkon more i mjerë
A se sheh që është me gjemba
Ambëlsirën e ka brenda .
Prit ngadalë i thotë gomari
M’ka rrit nana n’fije bari
Unë me ferra ti me bar
I shkreti unë mbeta gomar.
Edhe mu zoti m’ka fal
Jo si ju për agallarë
Edhe kalit samar i vihet
Si gomar kur shpesh herë shtiret.
Kërriçi ecte hapa hapa
Me vesh t’mdhenj i shkoj përmbrapa
Po çfarë bëri zogu i gomarit
Shalën n’shpinë kishte vjedh kalit.
Shalën time o kërriç ku çon
Fsheh poshtë saj një telefon
Cërr cërr cërr zilja po bjen
Me gjithë shalë në tokë kërcen.
S’është për ty o zog gomari
E ka lanë fjalën i pari
Qafa e kalit mbshtillet me jelë
Mjer ku i ngelet gomari n’derë .
Gusht 2023 Bujana Malaj Tiranë


Burimi/Facebook


Leave a Reply