Si është e mundur kur unë jetoj në ekzil më shumë se një dekadë nën mbrojtjen e Republikës së Francës dhe përsëri ju si qeveri “Shqiptare” lëshoni urdhër ndalimi e ekstradimi drejt Shqipërisë për të vetmin fakt që unë mbrojta Krahinën time Mirditën?!
Kaq armiq të fortë po mbeteni përsëri kundër kësaj Krahine si para një shekulli dhe bashkëpunëtor të turqve kundër këtij populli kryelartë?!
Sa për informacion po ju tregoi ngjarjen time që është e turpëshme për shtetin shqiptarë:
Me datën 19 gusht 2023 ora 09:00 isha i ftuar në UPF pranë OKB-së Genève, shkova dhe mora pjesë ku qëndrova deri në orën 15:40, pastaj dola nga zyrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Gjenevë për t’u rikthyer në Francë.
Rreth orës 17:20 në momentin që po kaloja doganën Zvicër-Francë, kur dhashë pasaportën (pasaportë rrugëtimi Franceze) me bllokuan dhe më komunikuan se unë isha i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Shqiptarë.
Aty në doganë më bllokuan për mbi 4 orë pastaj më vurën prangat duke më shoqëruar në birucat e komisariatit të policisë Genèves.
Rreth orës 22h40 më njoftojnë se do të më nisin drejt Bernës dhe pastaj për ekstradim në Shqipëri.
Pyetja e oficerit ishte: Zoti Molla, kërkesa juaj?
Përgjigja ime e shkurtër ishte kjo: Kontaktoni Ambasadën Franceze në Zvicër dhe Shtetin Francez që unë ndodhem këtu, s’kam kërkesë tjetër.
Ora 00:15 më vënë prangat dhe më fusin në auto-burg duke më dërguar në një komisariat tjetër brenda Genèves.
Ora 02:35 vjen shefi i caktuar për të më dhënë njoftimin: Zoti Molla ju jeni sot në mëngjes për ekstradim në Shqipëri, kërkesa juaj?
Përsëri përgjigja ime e shkurtër: Kontaktoni Ambasadën Franceze në Zvicër dhe shtetin Francez që unë ndodhëm këtu, s’kam kërkesë tjetër.
Ora 08:30 datë 20 gusht 2023, njoftohem: Bëhuni gati, ju do të takoheni me Prokurorin.
Ora 09:45 më kontaktohet përsëri i njëjti mesazh.
Ora 10:30 më kontaktohet përsëri po i njëjti mesazh.
Ora 11:50 më kontaktohet përgaditja për të dalur para prokurorit për ekstradim.
Ora 12:20 më hapin derën e dhomës së ndalimit dhe më shoqërojnë tek zyra e Prokurorit ku tashmë unë isha përballë tyre.
Ora 12:17 prokurori më komunikon qështjen e ekstradimit, por shton: Zotëri, na është kërkuar ekstradimi juaj me kërkesë të Republikës së Shqipërisë, por ne ju komunikojmë vendimin tonë që nga ky moment jeni i lirë pasi ju jeni me (Protection) i mbrojtur nga Republika e Francës.
Ora 12:35 Prokurori jep urdhër lirimin tim.
*** Më vonë mësova se shteti Francez kishte marrë njoftimin për ekstradimin tim drejt Shqipërisë nga ana e Ambasadës Franceze në Zvicër dhe shteti kishte njoftuar menjëherë Parisin dhe Zyrën e mbrojtjes.
Ora 08:40 ishte njoftuar Policia Federale, Zyra e Policisë Gjyqësore Federale dhe njëkohësisht dhe Policia Internacionale.
Ora 10:25 ishte njoftuar zyra e OKB-së ku një ditë më parë isha i ftuar nga ana e tyre atje.
Ora 10:50 Zyra e OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara) Genève kishin ndërhyrë që në ç’do rast që nuk mund të shkonte mirë me situatën e krijuar të bllokonin në aeroportin e Bernës ekstradimin tim drejt Shqipërisë.
Thjesht kam një pyetje: Kaq të pa ngopur jeni ndaj meje ju si shtet Shqiptarë?!
Për turp t’a keni !
Burimi/Facebook


Leave a Reply