Në rang global merren në analizë plot 230 qytete të ndryshme dhe Tirana zë vendin e 179-të.
Por, nga ana tjetër kostot e jetesës janë më të lartat se vendet e tjera të rajonit. Prandaj kryeqyteti ynë është më i shtrenjti në rajon.
Tirana renditet në vend të 153-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2023.
Renditja e këtij viti përfshin 227 qytete në pesë kontinente dhe mat koston e jetesës të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, mallrat shtëpiake dhe argëtimin. Renditja fillon nga vendi më i shtrenjtë në vendin më pak të shtrenjtë.
Krahasuar me vendet e rajonit të cilat janë pjesë e renditjes në këtë indeks duket se Tirana është vendi me kostot më të larta të jetesës. Beogradi renditet i dyti në rajon pas Tiranës, si qytet më i lirë, i pozicionuar në vend të 175-të. Shkupi në vend të 200-të dhe me kostot më të lira në rajon rezulton Bosnje Hercegovina.
Sipas raportit nivelet e borxhit midis shumë vendeve mbeten të larta dhe inflacioni bazë nuk ka arritur ende të normalizohet.
Po ashtu edhe luhatjet e kursit të këmbimit po ndikojnë drejtpërdrejt në pagat dhe kursimet e punonjësve që punojnë në vende të huaja duke rritur kështu gradualisht kostot e jetesës.
Burimi/Facebook/JOQ Albania


Leave a Reply