Nën masa të rrepta sigurie janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme këtë të shtunë, 8 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, shoferi i tij Edmond Preka, ish shefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj, ish shefi i Operacionales, Oltian Bistri dhe kreu i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita , Astmer Bilali, do të njihen me masën e rivlerësuar të sigurisë ndërsa mbi ta rëndojnë akuza të tilla që nisin nga vrasje me paramendim, grupi i strukturuar kriminal, korrupsion, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave, gjithsej 12 vepra penale.
Në gjykatë për masë janë edhe Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta të arrestuarit në flagrancë gjatë kontrollit të 26 banesave .
Masa do të verifikohet në mungesë për nëntë personat e shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.
Hetimet e SPAK ndihmuar nga autoritet ndërkombëtare si Europol dhe Eurojust kanë zbardhur rolet e cdo të akuzuari në ngjarje të rënda kriminale në vend, si vrasja e Gjin Ndojit apo 3 vrasje të mbetyra në tentativë si ajo e Kleanthi Musablleiut.
Ish-efektivi i policisë Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, dyshohet se ka pasur rol aktiv në vrasjen e Gjin Ndojit dhe planit për të vrarë Kleant Musabelliun.
Në vrasjen e Gjin Ndjoit që dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij ai ndihmoi autorët të largohen nga vendi I ngjarjes ndërsa ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, Musabelliut .
Plani për vrasjen e ish policit fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra
Leave a Reply