Që ky televizion është zëdhënës i politikave serbë në Kosovë, këtë të vërtetë e njohin të gjithë qytetarët. Që kjo medie edhe formalisht e qëllimisht është regjistruar si medie në shtetin serb, (saktësisht në Pejë – Serbi) duke provokuar në përshtatje me kushtetutën serbe shtetin, institucionet, pavarësinë, lirinë dhe integritetin territorial të Kosovës, edhe ky fakt dëshmon lidhjet e këtij televizioni me politikat dhe institucionet e Serbisë.
Por ëhtë një medie, të cilën e kanë lejuar dhe madje preferuar të gjithë politikanët, presidentët dhe qeveritë e kaluara të Kosovës. Secili për interesat e tij. Më e pakta për të dërguar mesazhe bashkëpunimi e kompromisi me Beogradin. Eshtë një medie, e cila ka krijuar një kategori shikuesish. Për këtë arsye qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet nga kërkesa e saj për ta mbyllur atë. Ka masa të tjera për ta disiplinuar një medie në respektim të ligjit dhe kushtetutës së Kosovës. Por jo të mbyllet!
Kosova nuk e ka luksin të mbyllë asnjë medie. Për shumë arsye. Por kryesorja është se dëmton imazhin e saj si vend me institucione demokratike. Kjo është arma më e fortë e Albin Kurtit përballë kundërshtarëve të tij në rajon. Nëse ai e dorëzon edhe këtë armë, me siguri që do të dobësohet dhe do të vihet shumë më tepër nën presion. Ushtrimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit të çojnë në fitore! Nëse këto dy attribute i mungojnë një lideri, ai është i kërcënueshëm, i lakueshëm, bëhet plastelinë dhe përfundimisht dështon në arritjen e qëllimeve të mëdha në mbrojtje të shtetit, tërësisë territoriale në rastin e Kosovës dhe të drejtës në arenën ndërkombëtare!
Burimi/Facebook
Leave a Reply