Shkolla “Haxhi Hajdari” dhe “Alternativ Pro” argëtojnë 83 fëmijë
83 fëmijë të fshatit Golem kanë patur mundësi që përgjatë gjithë muajit korrik të bëhen pjesë e kampit veror falas. Kampi u organizua për herë të parë nga Shkolla “Haxhi Hajdari” mbështetur nga organizata Alternativa Studentore. Në përmbyllje u zhvillua një aktivitet ku mori pjesë edhe drejtorja e zyrës vendore arsimore Brisela Kadija e cila vlerësoi nisma të tilla që ndërmerren nga shkollat. Ermira Çeliku, drejtore e shkollës, tha se kampe të tilla shërbejnë jo vetëm për shkëputjen e fëmijëve nga celularët apo televizori, por edhe për afrimin e tyre me njëri tjetrin duke zhvilluar pavarsinë dhe kreativitetin. Shkolla nëpërmjet aktiviteteve të tilla synon që të afrojë nxënës përgjatë vitit të ri shkollor. Ndërsa me mbështetjen e organizatave dhe komunitetit të prindërve ky kamp ka për qëllim të kthehet në traditë të përvitshme.
Burimi/RTSH Shkodra


Leave a Reply