Këtë të vërtetë shqiptarëve ua shkelën të gjithë fqinjët, por edhe e tërë Evropa kur me territoret arbëroro-shqiptare formoi tri shtete: Greqia, Mali i Zi, Serbia.
Shqipëria u mbrojt me gjak, me mund, me sakrificë nga shqiptarët të brumosur me doktrinën kastriotiane.
Kjo tregoi se Rilindja Kombëtare Shqiptare i mundi të gjithë, kur shpalli të vërtetën shqiptare dhe e ktheu kastriotizmin në shkrncë historike.
Viti 1912 e shpalli të vërtetën shqiptare botërisht; edhe viiti 1919, edhe viti 1961, edhe viti 1974 me tre Presidentë Amerikanë konsolidoi përfundimisht historinë e shqiptarëve.
Tek e vërteta absolute historike e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbërriti presidenti Bill Klinton në vitin 1999, kur, me të erdhi triumfi i parë i Rilindjes Kombëtare.
Këtu triumfoi e plotë e vërteta e Shqipërisë dhe u shkatërruar përfundimisht falsifikimi antishqiptar i historisë.
Në këtë vit shqiptarët hodhën Vallen e Shpatave në Prishtinën e çliruar dhe në Tiranën e gëzuar.
Por triumfi kastriotian do të vijojë deri në fund me shqiptarizmin e vet: në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply